11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Futbolli është gjella e fukarait ai prodhon iluzionet e duhura per t’i bërë njerëzit të ëndërrojnë ëndrra të huaja – Nga Ergys Mertiri

Më të lexuarat

Futbolli është gjella e fukarait. Ai prodhon iluzionet e duhura per t’i bërë njerëzit të ëndërrojnë ëndrra të huaja, të harrojnë trishtimin e përditshëm dhe të mos mendojnë për ndryshimin e realitetit.

Përveç se fitojnë para, të pushtetshmit investojnë miliarda në sport sepse kanë nevojë të mbushin me spektakel barkun e njerëzve. Jo mey kot Makron dhe Fernandez zbresin ne fushë për të marrë pjesë në kremtimin Kupës së Botës, duke vënë edhe ata fytyrën e tyre në kartolinën e saj. Pasi i dreqosin punët e shtetit politikanët shkëlqejnë me pjesmarrjen e tyre në gëzimet e popullit për ta shfryrë sado pak zemërimin e përditshëm të njerëzve. Cezarët e sotëm, e kanë evoluar politikën “bukë e cirk”. Ata zbresin vetë në arenë duke pozuar krah gladiatorëve.

Kam parë me dhjetra komente sot ne Facebook dhe TV, ku spikerët shprehen se ndjehen me fat që jetuan ne epokën e Mesit. Nuk e di sa të lumtura apo të trishtueshme mund të jenë jetët e tyre jashtë kalendarit të FIFA-së, por mua më duket se fati ynë nuk ka pse të lidhet me kapriçiot e një topi që shqelmohet në fushë nga 22 vetë.

Ndër te tjera, futbolli shfaq edhe simptomat një prej sëmundjeve me të rënda të popujve: idhujtarinë! Nderimi i “mbretërve” të fushës së blertë, adhurimi për ta, glorifikimi, nevoja për t’i madhëruar ata dhe përleshja në debat me këdo që shprehet kundër tyre, është tipar i epshit idhujtar të turmës. E njejta gjë ndodh, aq me keq, në politikë.

Unë jam vet tifoz dhe më pëlqen futbolli. Ndaj shpesh të njejtat emocione si shumë të tjerë duke u përfshirë në ndeshje që prodhojnë pasion. Emocionet janë të bukura, por gjithçka mbaron kur arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes. Nuk ka kuptim që një event sportiv të paralizojë vëmendjen publike nga gjithçka tjetër. Njeriu duhet të kuptojë që fundja gjithçka është vetëm një lojë dhe nuk duhet të marrë me shumë rëndësi se ç’duhet mbi jetën tonë.

Ps. Gjithçka e thënë këtu vlenë po aq edhe për evente e kremtime komerciale të çdo lloji, qoftë, Big Brother, Viti i Ri, koncerte për turma në sheshet publike etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit