Fushata e Izraelit për përmirësimin e imazhit: Nga influencuesit globalë te vizitat në Kosovë – (Video)

Më të lexuarat

Benjamin Netanyahu (Kryeministër i Izraelit):
“Duhet të luftojmë me armë që u përshtaten fushëbetejave ku jemi të angazhuar. Dhe më të rëndësishmet janë ato në rrjetet sociale. Duhet të kundërpërgjigjemi. Si kundërpërgjigjemi? Me influencuesit tanë.”

Zekerija Mexhiti (Producent):

“Ky paralajmërim i Netanyahut u bë muaj më parë. Por, çfarë ndodhi nga ajo periudhë e deri më sot në Kosovë? Në dhjetor të vitit të kaluar, një grup gazetarësh kosovarë qëndruan për disa ditë në Izrael. Duke shëtitur disa vende të këtij shteti, ata përmes një letre të nënshkruar ndjenë dhimbje për atë që po përjeton populli izraelit.”
“Pak ditë më parë, Izraeli sërish u bë temë në Kosovë. Kësaj here u çua edhe më shumë pluhur. Promovimi i dokumentarit ‘Dhimbja që nuk harrohet’, që flet për ngjarjet e 7 tetorit të vitit 2023 në Izrael, mori kritika dhe vërejtje të shumta për anshmëri dhe propagandë pro-izraelite. Ndërkohë, masakrat dhe gjenocidi ushtarak izraelit mbi palestinezët në Gaza nuk zë hapësirë në këtë material mediatik.”
“Kjo nuk është fundi. Në shërbim të ‘pastrimit’ të imazhit, Izraeli përdor hapur edhe njerëz nga politika me mbështetje të gjerë. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, qëndroi së fundmi në Izrael, ku tha se ka takuar homologë dhe personalitete politike me synim, siç tha, thellimin e bashkëpunimit.”
“Në të gjitha këto raste ka pasur një varg reagimesh që shihen si pjesë e një fushate të koordinuar propagandistike, e cila shfrytëzon të gjitha mekanizmat për të përmirësuar imazhin e Izraelit. Jo vetëm në Kosovë. Izraeli shpenzon miliona dollarë në mbarë botën për të përhapur propagandë pro-izraelite në botë.”
“Shteti gjenocidal izraelit, i ballafaquar me rënien e mbështetjes globale vitin e kaluar, supozohet se paguante deri në 7,000 dollarë për një content të krijuar nga influencuesit amerikanë. Dokumente të dorëzuara pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së zbuluan se Izraeli ka investuar rreth 900,000 dollarë për një fushë të fshehtë me influencues amerikanë gjatë periudhës qershor-nëntor të vitit 2025.”
“Marrëveshje për fushatë gjashtëmujore në vlerë prej 45 milionë dollarësh, Izraeli vjet nënshkroi edhe me YouTube-in e Google-in dhe një platformë marketingu. Dhe, përderisa fushata izraelite për përmirësimin e imazhit ka marrë jehonë në Kosovë, personalitete të ndryshme publike, përfshirë edhe këngëtaren Dua Lipa, shpeshherë janë përfshirë në mbështetje të palestinezëve në Gaza.”

Burimi: https://www.facebook.com/share/v/17Uaw1drD7/ TRT Balkan /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit