(Pasha Allahun, për Allahun, do të gjesh nga pasojat e lutjes së shumtë, vazhdimësisë në të dhe durimit në të, të mira, begati dhe hapje që nuk i ke marrë kurrë me mend.)
Në Ramazan, në këto ditë të bekuara dhe këto netë fisnike, mes ezanit dhe ikametit, në sexhde, para selamit të namazit dhe në thellësinë e natës —
nëse merr një lutje të vetme nga lutjet e transmetuara, që prek jetën dhe realitetin tënd, dhe e përsërit vazhdimisht, e shqipton shpesh, dhjetëra apo qindra herë, me zemër të pranishme, do ta arrish qëllimin, lumturinë dhe shpëtimin.
Vazhdimësia në lutje dhe këmbëngulja në të është shtylla më e madhe e përgjigjes, siç thuhet në hadith:
“يُسْتَجَابُ لأَحَدِكُمْ مَا لَمْ يَعْجَلْ، يَقُولُ: دَعَوْتُ فَلَمْ يُسْتَجَبْ لِي”
(Secilit prej jush i pranohet lutja përderisa nuk ngutet…)
📚 (Buhariu 6340, Muslimi 2735)
⸻
– Kush ndjen plogështi dhe dobësi në adhurim, le të shtojë lutje si:
اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ
(O Allah, më ndihmo në përmendjen Tënde, në falënderimin ndaj Teje dhe në adhurimin e bukur ndaj Teje.)
📚 (Ebu Davudi 1522, Nesaiu 1303 – sahih)
⸻
– Kush ndjen ngushtësi dhe mungesë, le të shtojë lutje si:
اللَّهُمَّ أَنْتَ الأَوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ الآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيْءٌ، وَأَنْتَ البَاطِنُ فَلَيْسَ دُونَكَ شَيْءٌ، اقْضِ عَنَّا الدَّيْنَ، وَأَغْنِنَا مِنَ الفَقْرِ
📚 (Muslimi 2713)
⸻
– Kush është goditur nga brenga e pikëllimi, apo i është vonuar një nevojë, le të shtojë lutje si:
رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي
(Zoti im, ma zgjero kraharorin dhe ma lehtëso çështjen time.)
📖 (Taha 20:25–26)
⸻
– Kush është goditur nga ndonjë fatkeqësi, apo frikësohet prej saj, le të shtojë lutje si:
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ زَوَالِ نِعْمَتِكَ، وَتَحَوُّلِ عَافِيَتِكَ، وَفُجَاءَةِ نِقْمَتِكَ، وَجَمِيعِ سَخَطِكَ
📚 (Muslimi 2739)
⸻
– Kush sprovohet me shikim të ndaluar, le të shtojë lutje si:
وَإِلَّا تَصْرِفْ عَنِّي كَيْدَهُنَّ أَصْبُ إِلَيْهِنَّ وَأَكُنْ مِنَ الْجَاهِلِينَ
📖 (Jusuf 12:33)
⸻
– Le të shtojë robi lutjet përmbledhëse që i ka rekomanduar Profeti ﷺ dhe që i ka përsëritur shpesh, si:
اللَّهُمَّ آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً، وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً، وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
📖 (Bekare 2:201) – gjithashtu në (Buhariu 4522, Muslimi 2690)
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَعَافِنِي، وَاهْدِنِي، وَارْزُقْنِي
📚 (Muslimi 2697)
⸻
💡 (Kujtesë):
1. A nuk ndodh që kur dikush preket nga një sëmundje e rëndë, e veçon me lutje çdo ditë derisa t’i hiqet? Po kështu vepro edhe me nevojën tënde të veçantë.
2. Drejtoju Zotit tënd për nevojën tënde të veçantë, sepse Ai është më i ditur për ty dhe gjendjen tënde se vetë ti, dhe më i mëshirshëm ndaj teje se nëna dhe babai yt.
3. Dhe do të gjesh – pasha Allahun – nga pasojat e lutjes së shumtë, vazhdimësisë dhe durimit në të, të mira, begati dhe hapje që nuk i ke llogaritur kurrë.
Dr. Abdul-Aziz Shaji’
