O ego… je fort gojëëmbël.
Sa mjeshtërisht e justifikon dembelinë.
Sa lehtë i thu gjynahut: “dobësi njerëzore”,
e pendimit: “dramë e teprume”.
Ti je mjeshtër i mashtrimit.
M’thu: “Je mirë qeshtu.”
M’pëshpërit: “Ka edhe ma keq.”
M’jep qetësi kur ish dashtë me u dridhë prej frike.
Por Ramazani nuk vjen me ma ledhatu krenarinë.
Vjen me ma thy.
Vjen me ia kallzu egos vendin —
poshtë n’sexhde,
me ball përtoke,
ku e kupton sa i vogël je.
O ego…
ti e don duartrokitjen,
e Ramazani don lot.
Ti don rehati,
e Ramazani don përulje.
Ti don mu kon qendra,
e Ramazani m’kujton që epiqendra është Allahu.
Sa herë ma shtyn pendimin me “nesër”?
Sa herë ma ulë volumin e zanit t’ndërgjegjies me “hajt se rregullohet”?
Ti s’më len me u përballë me veten.
Ti bon zhurmë, që unë mos me e ngu shpirtin.
Ti m’premton dinjitet,
por m’jep zbrazëti.
M’premton liri,
por m’bon rob t’epshit!
E kur bi n’sexhde…
aty ti hesht.
Aty ti dridhesh.
Aty ti e hup fuqinë.
Se n’sexhe nuk ka ego.
Ka veç rob.
Dhe unë du mu kon rob.
Jo rob i teje,
por rob i Allahut.
O ego,
ose ki me u përkulë me mu këtë Ramazan,
ose rri mbrapa.
Se këtë herë s’po du me dalë prej këtij muji
me ty n’fron e me shpirtin n’zinxhir.
Skerd Surkishi
