17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Ftesa nga Erdogan: a do ulen Putini e Zelensky në Stamboll?

Më të lexuarat

Pasi zgjidhi krizën e dridhit, presidenti turk synon fundin e luftës

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësimin e situatës rreth çështjes së Tajvanit.

“Ne nuk duhet të lejojmë një krizë të re ndërsa lufta në Ukrainë dhe pandemia e virusit Corona ndikojnë negativisht në ekonominë dhe stabilitetin global,” tha Erdogan, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në aeroplan pasi u kthye në Turqi nga Soçi, ku zhvilloi një takim me Presidenti rus Vladimir Putin të premten.

Më pas ai foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, duke theksuar se me Putinin ka biseduar për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

“Mirëkuptimi i ndërsjelltë i bazuar në besimin dhe respektin reciprok që kemi krijuar me Putinin është garancia e marrëdhënieve tona. Ajo që është e rëndësishme në kushtet aktuale është të vazhdojmë dhe përmirësojmë marrëdhëniet tona bazuar në interesat e përbashkëta dhe brenda sistemit ndërkombëtar”, tha Erdogan.

“Gjatë takimit tonë shkëmbyem ide për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë ekonomik. Ne kemi vendosur më parë objektivin tonë tregtar në 100 miliardë dollarë. Në këtë drejtim, ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin tonë në fusha si energjia, tregtia, turizmi dhe bujqësia”, shtoi ai.

 Kontributi për paqen rajonale dhe globale

Ai theksoi se e ftoi liderin rus që të zhvillojë një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi.

“Edhe një herë, i kujtova Putinit se ne mund të organizojmë takimin e tij me Zelensky-n. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun tonë me fqinjin tonë të Detit të Zi, Rusinë, në të gjitha fushat, në mënyrë që të kontribuojmë në paqen rajonale dhe globale”.

Ai shtoi se me Putinin ka diskutuar edhe për ngjarjet në Siri dhe Karabak.

Presidenti i Turqisë u ndal edhe në çështjen e dërgesës së grurit nga portet e Ukrainës.

“Rreth 20 anije të tjera janë duke pritur në radhë dhe Rusia na tha ‘kur do të ndërmjetësoni edhe për tonat?’”, tha Erdogan dhe theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Stambollit për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi.

“Ajo që është e rëndësishme tani është zbatimi i mirë i marrëveshjes dhe kthimi i atmosferës pozitive në hapa konkretë drejt kthimit në negociata në Stamboll. Që në fillim theksoj se nuk do të ketë fitues në luftën në Ukrainë. Pavarësisht vështirësive në terren, mbetem i bindur se kriza do të zgjidhet në tryezën e bisedimeve”, përfundoi presidenti turk. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit