7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A dëshiron edhe më shumë?

Më të lexuarat

 

Vëllau im dhe motra ime, kur jeni të shëndoshë, a nuk dëshironi që shëndeti të vazhdojë edhe më tutje të të shtohet. A nuk dëshironi që pasuria juaj që është pranë jush të shtohet e të mos pakësohet?

 

Kur jeni të qetë dhe të sigurtë, a nuk dëshironi dhe a nuk shpresoni që kjo qetësi dhe ky sigurim të vazhdojë dhe të jetë larg çdo frike?

 

Nuk ka dyshim se do të thuash: “Gjithsesi… dua që shëndeti im të vazhdojë, pasuria ime të shtohet dhe të jem gjithmonë e qetë dhe e sigurtë”.

 

Ti pajtohesh me mua në atë se Ai i cili të ka dhuruar shëndet, të ka furnizuar me pasuri dhe të ka dhuruar siguri është All-llahu i Lartëmadhëruar, dhe se Ai, i Lartëmadhëruari, është Ai i Cili posedon fuqi që të gjitha begatitë e përmendura më lart t’i ruaj për ty dhe t’i shtojë… siç posedon fuqi që të tillat t’i mënjanojë dhe largojë prej teje.

 

Nuk mendoj se, rruga e cila të çon drejt ruajtjes së All-llahut [subhanehu ve teala] me begatitë e tilla, është e panjohur për ty… rruga e tillë është “Falënderimi- shukri”, vetëm falënderimi i All-llahut [subhanehu ve teala] për të gjitha dhuntitë që Ai i jep.

 

All-llahu i Madhëruar thotë: “Dhe (përkujto) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë.” (Ibrahim: 7).

 

E nëse pyet: Si ta falënderoj All-llahun e Madhëruar?; A mjafton vetëm të them: Elhamdulil-lah?, të përgjigjem duke të thënë: Kjo është vetëm njëra nga mënyrat e të falënderuarit të All-llahut [subhanehu ve teala]: falënderoje ate me gjuhën tënde duke i përmendur begatitë e Tij të shumta, mirësinë e tij dhe mëshirën e gjërë. Pos falëndrimit me gjuhë, kemi edhe falënderimin me punë (vepër), siç thotë All-llahu i Madhëruar: “Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.” (Sebe’ë-13).

 

Të falënderuarit me punë apo vepër është respekti yt ndaj çdo urdhëri që del nga ana e All-llahut të Madhëruar si dhe largim nga çdo gjë që Ai ka ndaluar.

 

Transmetohet se në momentin kur është zbritur: “Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit…, Davudi [alejhi selam] kishte thënë: “O Zot, si mundem të të falënderoj për begatitë tuaja, kur edhe inspirimi im për të të falënderuar është begati e ytja?! All-llahu i Madhëruar tha: “O Davud, tash më ke njohur si duhet”.

 

Kurtubiu në tefsirin e tij thotë: “E vërteta e “shukrit” është pranim (njohje) të çdo begatie se është nga Begatuesi, si dhe përdorimi i tyre në respektin e Tij, ndërsa të përbuzurit e begative do të thotë përdorimi i tyre në mosdëgjueshmërinë e Tij.”

 

Omeri [radijall-llahu anhu] kishte dëgjuar një njeri duke thënë: “O All-llahu im, më bën prej atyre të paktëve që të janë falënderues”, dhe i kishte thënë: “ا’është kjo lutje kështu?”.

 

Njeriu tha: Desha ta përkujtoj fjalën e All-llahut [subhanehu ve teala]: “…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.”

 

Omeri [radijall-llahu anhu] tha: “Të gjithë njerëzit qenkan më të ditur se ti, o Omer.

 

Vëllau im dhe motra ime, përkujto gjithmonë se falënderimi shton begatinë dhe është shkak për vazhdimin e tyre, andaj, bën sa më shumë falënderim ndaj All-llahut të Madhëruar.

 

Falënderoje ate me gjuhën tënde, falënderoje me zemrën tënde, dhe falënderoje me veprën tënde.


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit