12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

FSK-ja merr ofertë nga SHBA-të për shkollim në programin e Marinsave dhe Sigurisë Kibernetike, konkursi hapet pas tri ditësh

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se kanë pranuar ofertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkollim në Akademinë Detare.

Mehaj theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike.

“Ju njoftojmë se, nga miqtë tanë amerikan, pas ofertave të mëhershme për shkollim në Akademitë Ushtarake West Point dhe Akademinë e Forcave Ajrore, sot kemi pranuar edhe ofertën për shkollim në Akademinë Detare të SHBA-së. Ne nuk kemi forca detare, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për shkollim në programin akademik të Marinsave të SHBA-së dhe në programin e Sigurisë Kibernetike”, theksoi Mehaj.

Ai ritheksoi se Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze.

“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret,  si  dhe  dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve  ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve”, shkruan Mehaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit