Kjo është një letër e një të riu francez që po trajtohej në një spital islam në Andaluzi para rreth një mijë vitesh, të cilën ia dërgoi babait të tij në Paris:
Babai im i dashur:
Në letrën tënde përmende se do të më dërgosh disa para që të më ndihmojnë në trajtimin tim, por unë nuk kam fare nevojë për para; sepse trajtimi në këtë “spital islam” është falas!
Madje, spitali i jep çdo pacienti që shërohet një shumë prej 5 dinarësh dhe rroba të reja kur largohet nga spitali, që të mos detyrohet të punojë gjatë periudhës së rikuperimit!
Babai im i dashur:
Nëse do të vish të më vizitosh, do të më gjesh në repartin e kirurgjisë dhe trajtimit të kyçeve. Pranë dhomës sime do të shohësh një bibliotekë dhe një sallon për lexim dhe ligjërata, ku mjekët mblidhen çdo ditë për të dëgjuar leksionet e profesorëve.
Sa i përket repartit të sëmundjeve të grave, ai ndodhet në anën tjetër të oborrit të spitalit dhe nuk lejohet që burrat të hyjnë aty.
Në anën e djathtë të oborrit do të gjesh një sallon të madh të dedikuar për pacientët që janë shëruar, ku kalojnë periudhën e rikuperimit. Ky sallon ka gjithashtu një bibliotekë të veçantë.
Babai im i dashur:
Çdo vend në këtë spital është jashtëzakonisht i pastër. Shtrati dhe jastëku ku fle janë të mbuluara me pëlhurë damasku të bardhë, ndërsa mbulesat janë prej kadifeje të butë dhe të këndshme.
Të gjitha dhomat e spitalit janë të pajisura me ujë të pastër që vjen përmes tubave të veçantë. Në çdo dhomë ka gjithashtu një ngrohëse për ditët e dimrit.
Sa i përket ushqimit, ai përbëhet nga mish pule dhe perime, aq sa disa pacientë nuk duan të largohen nga spitali për shkak të ushqimit të shijshëm!
⸻
Ishte koha e shkëlqimit… Ishte koha që veç bënim plane se si të shpërndanim mirësinë në çdo cep të globit… Ishte koha kur spitalet në botën islame ishin mjaft të përparuara për kohën…
Shërbimi mjekësor shpesh ishte falas, i financuar nga fondacione bamirëse (vakëfe).
Kishte ndarje të reparteve sipas gjinisë dhe sëmundjeve…
Spitalet përfshinin biblioteka dhe ambiente mësimore për mjekët.
Kujdes i veçantë i kushtohej pastërtisë dhe ushqimit. Në disa raste përmendet edhe ndihmë për pacientët pas shërimit…
A mund ta kthejmë sërish këtë kohë? Kurrë nuk është e pamundur… ama do punë me hakikat, sinqeritet dhe përvetësim… dhe duke studiuar historinë e këtyre spitaleve-model.
Myrvete Allmeta
