17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Franca tërheq ushtarët e fundit nga kosova

Më të lexuarat

Franca ka përfunduar të enjten misionin e saj ushtarak në Kosovë në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it. 320 ushtarët e mbetur kanë lënë vendin gjatë gjysmës së parë të vitit, bëhet e ditur nga shtabi i përgjithshëm francez.

Kanë mbetur vetëm disa oficerë në Kosovë që janë të punësuar në Shtabin e Përgjithshëm të misionit ushtarak ndërkombëtar. Franca në kuadër të KFOR-it kishte dërguar 6 mijë ushtarë në veriun e trazuar të Kosovës në fillim të misionit të NATO-s në vitin 1999.

Aktualisht nga 50 mijë trupat e KFOR-it që ishin stacionuar kanë mbetur vetëm 5000. Ende diskutohet nëse ka nevojë për rritje tjetër të numrit të forcave të KFOR-it në Kosovë. Zvicra kishte vendosur në fund të janarit për të rritur numrin e ushtarëve nga 220 në 235 ushtarë të KFOR-it dhe për të zgjeruar dislokimin deri në vitin 2017.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit