22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

“Franca është problemi ynë më i madh!” – një tregim shumë interesant

Më të lexuarat

Kryetari francez gjatë vizitës së tij në Afrikë, në universitetin e qytetit Conakry, të Guinesë, tha:

“Në shoqëritë ku pa planifikim lindin nga 7-8 fëmijë, nuk ka progres sado qoftë miliarda të investoni. Kjo është çështje civilizimi, Afrika është e pasur, por e prapambetur…”

Kur e mbaroi fjalimin kryetari “i madh”, fjalën e mori profesori i universitetit Ahmedu-din, i cili ka thënë:

“Populli afrikan nuk ka nevojë për civilizim të shfrenuar. Zotëri kryetar, në civilizimin tuaj është normale marrëdhënia mashkull me mashkull, apo femra me femër, apo shkuarja e vajzave të reja nga shtrati në shtrat të huaj, duke e shkelur nderin femëror dhe nderin e saj, duke lindur më vonë pasardhës ku të gjitha vlerat jo njerëzore janë të lejuara dhe të lëvduara. Civilizim, ku është normale që bashkëshortët, madje edhe kryetarët të kenë dashnore dhe të dashur, civilizim ku femrat kanë marrëdhënie madje edhe me qentë e tyre. Civilizim, ku është normale mësuesja ta josh nxënësin e tij dhe të flenë së bashku, edhe pse sipas moshës mund të jetë nëna e tij. Civilizim ku torturohen prindërit dhe dëbohen në shtëpi pleqsh dhe më vonë krejtësisht harrohen.

Populli afrikan nuk ka nevojë për civilizim të cilin e promovojnë ata sikur ju, Afrika është kontinenti më i pasur, ndërsa problem i Afrikës janë shteti juaj dhe të ngjashmit, të cilat gjatë plaçkitjes shumëshekullore lanë pas vetes institucione vasale; banka dhe kompani të cilat brutalisht vjedhin dhe transferojnë pasurinë në Paris dhe qytetet e tjera.

Dëshpërimi afrikan vjen nga Franca dhe shtetet e ngjashme të cilat me shkathtësi gjejnë tradhtarë nga mesi jonë që t’u shërbejnë juve. Afrika duhet liruar nga ju, ashtu siç veproi Azia me kolonizatorët e saj. Franca nuk është zgjidhja jonë, Franca është problemi ynë më i madh!”

Përshtati: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit