15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë vranë një të ri palestinez gjatë një bastisjeje që kryen në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite kreu një bastisje në kampin e refugjatëve Aqabat Jaber në Jericho.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes humbi jetën i riu palestinez 17-vjeçar Jibril Al-Laada.

Po ashtu vihet në dukje se nga zjarri i hapur nga ushtarët izraelitë u plagosën 6 palestinezë, 3 prej të cilëve rëndë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit