20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Forcat irakiane sulmojnë aeroportin në Mosul

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë në Irak kanë nisur një sulm ndaj aeroportit të Mosulit, një pjesë kyçe e ofensivës së qeverisë për të larguar militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik nga gjysma e qytetit.

Ata gjithashtu kanë sulmuar një kamp ushtarak në afërsi, transmeton portali arbresh.info. Sulmi i këmbësorisë është përcjellë nga sulmet ajrore të amerikanëve.

Pista veçse ishte shkatërruar nga ISIS, por kapja e një lokacioni të tillë do të ndihmonte ushtrinë irakiane të kontrollonte rrugët jugore që çojnë në Mosul.

Pjesa lindore e qytetit është kapur muajin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit