22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Forca e gravitetit dhe lëvizjet e orbitave – Mrekulli nga Kur’ani

Më të lexuarat

“Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën), që udhëtojnë e fshihen (si dreni në strofkë).” (Kur’an: Tekvir, 15-16)

Fjala “hunnes” në suren Tekvir, ajeti 15, bart kuptime të tilla si: Ngushtim dhe mbulim, tërheqje dhe kthim prapa. Shprehja arabe e përkthyer si “fshihen” në ajetin e 16-të është “kunnes”.

Fjala “kunnes” është shumësi i “kanis” dhe i referohet një rruge specifike: Hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje apo gjërat që hyjnë në shtëpitë e tyre dhe fshihen aty.

Prapë në ajetin 16, fjala “el-xhevari”, shumësi i fjalës “xharije” që d.m.th. diqka që lëviz dhe noton, përkthehet si “që udhëtojnë”. Duke pasur parasysh kuptimin e këtyre fjalëve, është shumë e mundur që këto ajete i referohen forcave gravitacionale të planeteve dhe lëvizjeve të tyre rreth orbitave të veta.

Fjalët e përdorura në ajetet e mësiperme i përshkruajnë plotësisht lëvizjet e orbitave që rrjedhin nga forca e gravitetit. Nga këto, fjala “hunnes” i referohet tërheqjes së planeteve drejt qendrave të tyre si dhe tërheqjes së tyre drejt Diellit, i cili është qendra e Sistemit tonë Diellor (Allahu e di më së miri)!

Forca e gravitetit ekzistonte në gjithësi qysh më parë, edhe pse kjo forcë tërheqëse ishte e mundshme të zbulohej vetëm përmes formulave matematikore nga Isak Njuton, i cili jetoi gjatë shekujve 18 dhe 19.

Fjala “el-xhevari” në ajetin në vijim vë në theks lëvizjet orbitale që lindin si pasojë e forcës centrifugale që i kundërvihet asaj tërheqëse. Nuk ka dyshim se përdorimi i fjalës “el-xhevari” së bashku me “hunnes” (tërheqje drejt qendrës, tkurrje) dhe “kunnes” (shtegu, hyrja në fole, shtëpia e një objekti në lëvizje) tregon një të vërtetë shkencore të rëndësishme që askush nuk ka mundur ta dijë 1400 vjet më parë (Allahu e di më së miri)!

Për më tepër, këto ajete, një nga çështjet mbi të cilat betohet Kur’ani, janë edhe një tregues i rëndësisë së çështjes. /mjeksiaislame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit