4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

FLAMENGO DHE ANDALUZIA…A E DINI ?

Më të lexuarat

A E DINI SE?

FLAMENGO DHE ANDALUZIA..

“Përshëndetje zonjusha të bukura, kush jeni ju?
Ne jemi tre motra të krishtera, që ishim më parë muslimane, ishim, Aisha Fatima dhe Merjem.” Këto vargje janë shkruar nga poeti dhe kompozitori i shquar spanjoll Frederico Garcia Lorca.. Aty ai shpreh dhimbjen e tij të thellë dhe përjetimet që pësuan muslimanët spanjollë bashkë me hebrenjtë që ishin pjesë e tyre, pas fushatës së Inkuizicionit të Kishës Katolike që u zbatua nga Izabela dhe Ferdinandi në vitin 1492. Menjëherë pas rënies së Grenadës muslimane.
Qindra mijëra muslimanë dhe hebrenj që përbënin popullsinë e Gadishullit Iberik, u detyruan nga mbretërit famëkeq katolikë të Spanjës (Ferddinandi dhe Izabela) që ose të ndërrojnë fenë e tyre dhe të konvertohen në krishterimin katolik, ose të shporren nga gadishulli Iberik, ose të binin pre e Inkuizicionit.
Kur themi gjykata Inkuizicioni, e kemi fjalën për format më të tmerrshme sadiste të torturës që mund të shpikë mendja njerëzore. E nisur në fillim nga Papa dhe kisha Katolike, për të djegur dhe zhdukur mendimtarë dhe kundërshtarë të kishës, nën pretekstin se ishin Magjistarë. Inkuizicioni u aplikua tmerrshëm në mbretërinë e Aragonit të Ferdinandit dhe Grenadës së Izabelës. Muslimanë dhe Hebrenj u bënë kavie torture për të ngopur manitë sadiste të priftërinjve, që i masakruan ata nëpër vegla të ndryshme të tmerrshme që ishin shpikur enkas për këto tortura.
Në këto kohë, një pjesë e muslimanëve dhe hebrenjve zgjodhën të jetojnë në këtë realitet të ri, të konvertuar në katolicizëm. Por edhe atëherë ata përsëri nuk i shpëtuan torturave të inkuizicionit. Kështu një pjesë e tyre nisi të jetojë larg, nëpër male dhe jashtë zonave të banuara. Atje nisën të bëjnë një jetë nomande ku nisën të këndonin trishtimin dhe vuajtjet e tyre.
FLAMENGO në fakt vjen nga fjala arabe: FELAH MENKUB, (FSHATARI I MJERË).
Në shumë këngë dhe kërcime Flamengo, vejmë re zemërimin, gëzimin, vuajtjen dhe shpërthimin, ndjenja këto që i përjetonin këta muslimanë të arratisur maleve të Spanjës.. Kështu lindi edhe kjo lloj muzike që hapet gjithmonë me një OLEEE.. Fjalë kjo që nuk është gjë tjetër vetëm se pasthirrma e këtyre muslimanëve të mjeruar: ALLAAAAH !

Solli në Shqip Eduart Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit