“Fikhu i Renditjes së Armiqësive”
Hasan Abbas
……………..
Për të gjithë ata që flasin për “fikhun e renditjes së armiqësive” në kontekstin e luftës që po zhvillohet sot mes dy armiqve: sionistit dhe rafidit (shiitit), ekziston një e vërtetë thelbësore që mund t’u shpëtojë shumë prej atyre që flasin në këtë temë.
Rregulli “aleanca me armikun më pak të dëmshëm për të përballuar armikun më të rrezikshëm” nuk është i hapur për këdo, dhe nuk është i vlefshëm në çdo rrethanë. Përkundrazi, ky është një parim i veçantë për ata që kanë pushtet dhe marrin vendime në qarqet e veprimit dhe ndikimit, si shtetet dhe qeveritë që kanë mundësinë të formësojnë ngjarjet dhe të drejtojnë rrjedhën e luftës.
Sa për ne – individët e umetit nga populli i thjeshtë, vëzhguesit dhe të shtypurit – ne nuk bëjmë pjesë në këto qarqe. Ne nuk jemi prej atyre që kanë kompetencë për të bërë ixhtihad politik apo ushtarak, sa të themi: “Të bashkohemi me filanin kundër filanit”.
Gabimi i madh është t’u shitet njerëzve të thjeshtë muslimanë, që janë në pozita të vëzhguesve dhe të papunësisë intelektuale, ideja se janë në pozitat e negociatorëve apo të atyre që marrin vendime!
Çfarë aleance është kjo për të cilën flasin?! A ka vallë umeti sot një projekt të qëndrueshëm, që të negociojë për aleancat e tij?!
Kur i hap njerëzve të thjeshtë derën për të u renditur përkrah një armiku ideologjik me justifikimin “armiku më i madh”, duke ditur mirë boshllëkun e tyre në dije dhe brishtësinë e tyre në çështjet e besimit – ti në të vërtetë nuk po i afron ata drejt fitores, por po i shtyn në krahët e atij që do t’i përpijë dhe do t’ua rindërtojë ndërgjegjen në një kornizë të rreme.
*Mashtrimi* këtu është i rrezikshëm: në vend që t’u hapësh sytë ndaj së vërtetës dhe t’i udhëzosh drejt ndërtimit të një projekti çlirimtar që ia kthen umetit vetëdijen dhe identitetin e tij, ti i hedh ata në një projekt sektar që futet në zemrat e tyre kur ata janë të paqëndrueshëm e të paqartë.
Mos i gënje njerëzit dhe mos u shis iluzione aleancash.
Mësoji se sionistët janë armiq, dhe rafidit (shiitët) janë gjithashtu armiq, por xhihadi yt i parë sot është të ndërtosh vetëdijen tënde dhe projektin tënd – jo të ndjekësh si endacak fitoret e të tjerëve.
Tregoji një projekt rezistence që i çliron ata nga tiranët e tyre, në vend që zemrat e tyre t’i lidhësh me projekte të jashtme që do t’i robërojnë përsëri.
Allahu të habit si i menaxhon çështjet me krijesat e Tija!
