14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

FETO ka themeluar kompani lobimi në Washington

Më të lexuarat

Aktivitetet e lobimit zënë vend të rëndësishëm në strukturën e FETO-s në SHBA, ku organizata shtatorin e kaluar mësohet të ketë themeluar kompaninë e saj të lobimit në kuadër të këtyre aktiviteteve

WASHINGTON (AA) – Organizata Terroriste FETO, e cila është përpjekur t’i vazhdojë marrëdhëniet në Kongresin Amerikan, zbulohet se shtatorin e kaluar ka themeluar kompani të re lobimi në Washington me emrin “Washington Strategy Group Inc.”, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktivitetet e lobimit zënë vend të rëndësishëm në strukturën e FETO-s në SHBA, ku organizata shtatorin e kaluar mësohet të ketë themeluar kompaninë e saj të lobimit në kuadër të këtyre aktiviteteve.

Sipas regjistrave zyrtarë të Kongresit Amerikan të cilave u është qasur AA, kompania “Washington Strategy Group Inc.” ka filluar me aktivitete më 1 shtator të vitit 2016, ndërsa nga të dhënat në regjistër mësohet se zyrtar i saj është Süleyman Turhanoğulları, kryetar i Federatës Turko-Amerikane të Perëndimit Qendror (TAFM), i cili është emër i rëndësishëm i FETO-s në SHBA.

Krahas Turhanoğulları, emrat si Özkur Yıldız, kryetar i Këshillit Amerikanoperëndimor – Turk (ËATC), Bilal Ekşili, kryetar i Këshillit Turk të Amerikanëve dhe Euroaziatikëve (TCAE) dhe Cemil Teber, kryetar i Federatës Turko-Amerikane të Juglindjes (TAFS), figurojnë si “lobistë” në regjistra.

Vëmendje tërheq fakti se të gjitha institucionet e drejtuara nga emrat e përmendur në dokument, janë anëtarë të Aleancës Turko-Amerikane (TAA) e cila mbledh nën një çati të vetme fondacionet dhe shoqatat e FETO-s në SHBA.

Lobim në emër të “opozitës turke”
Washington Strategy Group Inc., e cila shihet të ketë filluar me aktivitete në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar, sipas regjistrave të Kongresit, më 30 janar të vitit 2017, në emër të “opozitës turke”, është bërë nënkontraktues i një kompanie tjetër lobimi, The Estopinan Group LLC.

Në dokumentin në fjalë, si fushë veprimi e kompanisë së lobimit të FETO-s, zë vend fraza “opozita civile turko-amerikane kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Turqi nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan”.

Ndërkaq, në regjistra nuk gjenden informacione se për cilat persona apo organizata bëhet fjalë kur përmenden personat dhe institucionet që janë përkufizuar si “opozita turke”, dhe se sa paguhet kompania e lobimit të FETO-s nga këto persona ose organizata. Në të njëjtën mënyrë, të dhënat mungojnë edhe në lidhje me vlerën e marrëveshjes mes Washington Strategy Group Inc. dhe The Estopinan Group LLC.

Në raportin që kompania e ka dërguar në Kongres në lidhje me aktivitetet e lobimit, shihet se në vitin 2016 ajo ka shpenzuar 50 mijë dollarë dhe nuk ka përfituar asnjë të ardhur.

Lobistët FETO-istë të kompanisë
Një fakt që ka tërhequr vëmendje është se katër emrat që shfaqen si “lobistë” në regjistrat e kompanisë së lobimit të FETO-s, Washington Strategy Group Inc., janë drejtues të lartë të institucioneve që janë anëtare të TAA-së.

TAA, e cila drejtohet nga njërit prej emrave më të rëndësishëm të FETO-s në SHBA, Faruk Taban, njihet si organizatë çati e themeluar në Washington në vitin 2010, ndërsa theksohet se nën të veprojnë rreth 200 organizata që kanë lidhje me FETO-n.

Sipas faqes së saj të internetit, TAA, e cila strehon nën çatinë e saj gjashtë federata rajonale, edhe atë në New York, Washington DC, Chicago, Atlanta, Houston dhe Los Angeles, spikat veçanërisht me menaxhimin e marrëdhënieve të FETO-s në Kongres.

Sipas kësaj, kryetari i kompanisë së lobimit të FETO-s, Süleyman Turhanoğulları, shihet si drejtues i federatës rajonale në Chicago, lobisti Özkur Yıldız drejtues i federatës rajonale në Los Angeles, Bilal Ekşili drejtues i federatës rajonale bë Houston dhe Cemil Teber i asaj në Atlanta.

FETO ka punuar me Podesta Group
Paraprakisht ishte zbuluar se për t’i mbajtur aktive imazhin dhe marrëdhëniet politike në SHBA, FETO vitin e kaluar është dakorduar me njërën nga kompanitë më me ndikim të lobimit në Washington, Podesta Group.

Aleanca për Vlera të Përbashkëta (AfSV), njëra nga organizatat çati që ushtron aktivitete nën organizatën në SHBA, në maj të vitit 2016 e kishte autorizuar Podesta Group, e cila njihet për afërsinë me administratën Obama dhe kandidaten presidenciale të Demokratëve, Hollary Clingon, që të lobojë në Kongres.

Teksa nuk dihet saktë se me cilat kompani lobimi punojnë organizatat e FETO-s në SHBA nën emra të ndryshëm, thuhet se organizata kërkon rrugë të reja dhe krijon kompani të reja lobimi pas zvogëlimit të resurseve të tyre financiare në rajone të ndryshme të botës, e veçanërisht në Turqi, posaçërisht pas ardhjes së Republikanit Donald Trump në detyrë dhe pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit