12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Fenomeni: 14 vjet në pushtet, BDI nuk kërkoi kurrë drejtori të kundërzbulimit maqedonas

Më të lexuarat

Bashkimi Demokratik për Integrim, 14 vjet në pushtet,  asnjëherë nuk arriti të vendos një shqiptar në krye të shërbimeve intelegjente.

Një javë më parë, qeveria e Zoran Zaevit emëroi shefat e ri të Kundërzbulimit dhe të Byrosë për Siguri Publike. Edhe këtë herë, asnjë shqiptar në postin drejtues të shërbimit sekret të shtetit. Në vend të Mitko Çavkovit u zgjodh Goran Nikollovski, ndërsa Llaze Vellkovski i zuri karrigen Vlladimir Atanasovit.

Partneri qeverisës i Zaevit, Ali Ahmeti thotë se ka lëshuar pe, pasi që situata nuk ka qenë e mirë për të vendosur kushte, përv t’i kërkuar të paktën njërën nga këto drejtori kyçe.

“Nuk ka të bëjë as me mungesë të vullnetit e as nuk ka të bëj me mungesë të kuadrove dhe kualifikimit të kuadrove, ka të bëj me rrethanat politike në vend. BDI-ja nuk është një parti politike e cila në momentin kur rrethanat janë shumë të ashpërsuara dhe shumë të ngarkuara dhe tani të vendos kushte. Ne kemi mundur të drejtojmë MPB-në ashtu siç e drejtuam gati gjashtë muaj, kemi drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe tani shqiptarët po drejtojnë Kuvendin e RM-së”, u shpreh  Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani nuk ndjen aspak xhelozi për faktin që gjatë më shumë se një dekade qeverisjeje, asnjëherë kuadrot e tyre nuk kanë udhëhequr me shërbimin sekret të shtetit.

“Në një qeveri ku ka marrëveshje për partneritet të sinqertë është pak e rëndësishme se cila parti udhëheq me një institucion. Të gjithë duhet të punojnë në drejtim të realizimit të programit të përbashkët qeveritar që del nga programet e partive politike”, tha Bujar Osmani.

Ish-drejtorët Mitko Çavkov dhe Vlladimir Atanasov, janë propozuar dhe emëruar nga VMRO-DPMNE-ja gjatë kohës së qeverisjes teknike. Që të dy përmenden në raportin e grupit punues të MPB-së për mosintervenimin e rregullt dhe në kohë  për dhunën në Kuvend më 27 prill. Madje për këtë rast, ish-ministri i brendshëm Agim Nuhiu kërkoi dorëheqjen e drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Mitko Çavkov. Ndërsa Atanasovki ishte kritikuar edhe për pengesat që i ka bërë Prokurorisë Speciale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit