Fëmijët e Gazës të gjymtuar nga lufta përballen me një rrugë të gjatë shërimi

Më të lexuarat

Lufta e Izraelit në Gaza ka lënë pas jo vetëm ndërtesa të shkatërruara, por edhe mijëra jetë të dëmtuara përgjithmonë.

Tre vjeçari Abdul Karim Abu Jarbouh humbi shtëpinë, familjen dhe njërën këmbë. Tani, në Spitalin për Rehabilitim dhe Proteza “Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani” në qytetin e Gazës, ai po mëson të ecë sërish me protezë.

“Një nga sfidat më të mëdha është të ndihmosh një fëmijë trevjeçar të pranojë një protezë – është e vështirë edhe për të rriturit, e aq më tepër për fëmijët e vegjël,” tha fizioterapistja Walaa Hassan për Al Jazeera.

Ahmad Jamal al-Absi, drejtues i Departamentit të Protezave, thekson se qendra përballet me “mungesë të burimeve dhe stafit mjekësor, mbyllje kufijsh dhe pozicionim në një zonë të kuqe që e bën qasjen shumë të vështirë.” /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit