22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Facebook Home është tashmë i disponueshëm për t’u shkarkuar

Më të lexuarat

Përdoruesit e Android-it kanë mundësi ta shkarkojnë tashmë Facebook Home nga Google Play. Aplikacioni është më i fundit nga Facebook-u.

Ai synon të sjellë një vizion të ri në smartfonin tuaj, duke e bërë atë më të fokusuar ndaj njerëzve.

Facebook Home është i disponueshëm për disa modele smartfonësh me Android – përfshi HTC One X, HTC One X+, Samsung Galaxy S III dhe Samsung Galaxy Note II.

Ndërkohë HTC First është smartfoni i parë i dizajnuar posaçërisht për këtë aplikacion.

Por, para se të entuziazmoheni para kohe, mos harroni se Facebook Home për momentin nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android-it, por vetëm për ata që kanë modelet e mësipërme të telefonëve (pra, vetëm katër modele).

Së shpejti ai do të suportohet edhe nga HTC One (versioni i ri) dhe Samsung Galaxy S4, ndërkohë që përdoruesit e tjerë duhet të tregohen të duruar. Aplikacionin mund ta shkarkoni nga faqja zyrtare Facebook Home në Google Play. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit