6.9 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

Ethet e verës, rreziqet e kondicionerit

Më të lexuarat

Në kushtet e të nxehtit afrikan gjithkush nga ne gjen shpëtim pranë ajrit të kondicionuar, duke harruar se mund tëmarrim të ftohtë në mes të zhegut të verës, raporton agjencia e lajmeve noa. Mund të duket paradoksale, por është e vërtetë se në këto javë të nxehta shumë persona janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të teshtimave, dhimbjeve të fytit dhe temperaturës së lartë.

Por cilat janë arsyet?
Arsyet e ftohjes duhen kërkuar tek zhbalancimi i shpeshtë i temperaturave ku qëndrojmë me organizmin tonë, gjatë muajve të verës.
Kontrastet e mëdha të temperaturave në mjediset e jashtme me ato brenda zyrave dhe shtëpive dëmtojnë organizmin duke shkaktuar ftohje dhe virus gripi.

Duke iu referuar simptomave të gripit, virologu Fabrizio Pregliasco, shpjegon se agjentë në atmosferë godasin rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar shpesh dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe faringut.

Problemi sipas tij lidhet me infeksione bakteriale, që favorizohen nga ajri i kondicionuar dhe nga kalimi nga i ftohti në të nxehtë.

Sipas virologëve të moshuarit nuk duhet t’i nënvlerësojnë këto simptoma, që sjellin temperaturë të shoqëruar me dhimbje të kraharorit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Madje në raste kur vështirësitë e frymëmarrjes rriten këshillohet që të moshuarit t’i drejtohen menjëherë mjekut.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit