11.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

‘Ertugrul’, seriali turk më i pëlqyer në botë fillon të transmetohet edhe në Venezuelë

Më të lexuarat

Seriali i Radio Televizionit Turk (TRT), që transmetohet afërsisht në 70 vende, Ertugrul (Diriliş Ertuğrul), filloi të transmetohet edhe në Venezuelë.

Seriali i Radio Televizionit Turk (TRT), që transmetohet afërsisht në 70 vende, Ertugrul (Diriliş Ertuğrul), filloi të transmetohet edhe në Venezuelë.

Seriali, admiruesi i të cilët është edhe Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i cili vizitoi në korrik edhe vendin ku xhirohet filmi në Bejkoz (Beykoz) të Stambollit, filloi të transmetohet këtë javë në kanalin televiziv zyrtar të vendit, TVES.

TVES, që transmeton serialin çdo mbrëmje brenda javës, publikoi fragmentin e tretë të serialit në median sociale dhe ndërkohë “Ertugrul” ka filluar të bëhet subjekt lajmesh edhe në median e Venezuelës.

Faqja zyrtare e gazetës “El Universal” publikoi lajmin me titull: “TVES transmeton serialin turk, Ertugrul, një histori lufte, ambicieje dhe dashurie”.

Në lajm tërhiqet vëmendja në çmimet që ka fituar ky serial dhe bëhet e ditur se në të shpjegohet jeta e Ertugrul Gazit, që me udhëheqjen e tij ka ndikuar historinë botërore.

Gjithashtu në lajm tërhiqet vëmendja se në ekran është pasqyruar edhe natyra mahnitëse e Turqisë dhe nënvizon se “Ertugrul” kërkon të ‘pushtojë zemrat e popullit venezuelas me një histori ku krahas rrezikut, intrigave dhe vdekjes ka sakrificë, kurajë dhe një histori të vështirë dashurie”.

Admirimi i Maduros ndaj serialit “Ertugrul” kishte ardhur në rendin e ditës edhe gjatë vizitës, që Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi në këtë vend në muajin shtator.

Maduro e kishte pritur ministrin Çavushollu në pallatin presidencial, Miraflores në kryeqytetin Karakas dhe i kishte bërë të ditur se do të merrte iniciativë, që ky serial të transmetohet edhe në vendin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit