8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdogan zhvillon diplomaci ndërkombëtare intensive për Palestinën

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka zhvilluar biseda telefonike me Presidentin e Nigerisë, Muhamed Buhari dhe Kryeministrin e Qeverisë së Unitetit Kombëtar në Libi, Abdylhamid Dibejbe (Abdul Hamid Dbeibeh).

Në bisedën telefonike me Buhari, Erdoan tha se ata po bëjnë përpjekje që komuniteti ndërkombëtar t’i japë mësimin e duhur “Izraelit që nuk njeh ligj, drejtësi, ndërgjegje” për shkak të sulmeve në Palestinë.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe janë vlerësuar edhe zhvillimet rajonale dhe Erdoan i tha Buharit se ka besim që edhe Nigeria do të tregojë solidaritet me palestinezët në kauzën e tyre të drejtë, njofton zyra e presidentit turk.

Ndërsa në bisedën telefonike Erdoan-Dibejle përveç marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve rajonale është diskutuar edhe për sulmet e Izraelit në Jerusalem (Kuds), Xhaminë Al-Aksa, Gazë dhe ndaj palestinezëve.
/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit