20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdoğan: Türkiye bisedoi me Rusinë për dërgimin pa pagesë të drithërave në vendet afrikane

Më të lexuarat

“Tema më e rëndësishme që z. Putin ngriti ishte dërgimi i këtyre drithërave në vendet afrikane pa pagesë, në vende si Mali, Xhibuti, Sudani dhe Somalia”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve turq në ishullin indonezian Bali

 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se mes çmimeve në rritje të ushqimeve, Türkiye ka biseduar me Rusinë për dërgimin pa pagesë të drithërave në disa vende afrikane, raporton Anadolu Agency (AA).

“Tema më e rëndësishme që z. Putin ngriti ishte dërgimi i këtyre drithërave në vendet afrikane pa pagesë, në vende si Mali, Xhibuti, Sudani dhe Somalia”, u tha presidenti Erdoğan gazetarëve turq në ishullin indonezian Bali, ku ai sapo përfundoi pjesëmarrjen në samitin G20.

“Ne gjithashtu do të kontribuojmë në dorëzimin e saj falas”, njoftoi presidenti Erdoğan se i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Erdoğan gjithashtu tha se gjatë takimit të tyre në Bali, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e falënderoi atë për rolin e Türkiye-s në fillimin dhe vazhdimin e marrëveshjes historike të korridorit të drithërave.

Më 22 korrik, Türkiye, Kombet e Bashkuara (OKB), Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndërprenë në muajin shkurt për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dy ditë përpara skadimit të saj të planifikuar, sot marrëveshja historike e drithërave të Detit të Zi është zgjatur për 120 ditë të tjera.

Sipas OKB-së, që nga 1 gushti nga Ukraina janë eksportuar mbi 10 milionë tonë drithëra.

Lidhur me bisedimet e fundit të inteligjencës amerikane dhe ruse në Türkiye, presidenti turk tha se sipas asaj që mësoi, asnjëra palë “nuk do të bëjë përpjekje për armë bërthamore”, duke adresuar një shqetësim të madh ndërkombëtar.

“Sigurisht, ne duam t’i mbajmë ata në kontakt të ngushtë, le të takohen shpesh”, u shpreh ai.

Në lidhje me shitjet e propozuara të avionëve F-16 në Türkiye, Erdoğan tha se Biden i tha atij se ishte i “ndjeshëm në çështjen e shitjes së avionëve F-16”, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdojë punën për këtë çështje.

 “Türkiye nuk do të përballet me probleme energjetike”

Më tej, Erdoğan tha se Türkiye nuk do të përballet me probleme energjetike, duke shtuar se ka vende që thonë “ne mund ta mbështesim” Türkiyen për energjinë.

“Ne do të jemi në një pozitë shumë më të mirë. Dhe ne mund të fillojmë lehtësisht të eksportojmë energji. Ndërkohë, ka vende që na thonë ‘ne mund t’ju mbështesim’ edhe në aspektin energjetik”, shtoi ai.

Shumë vende evropiane kanë vendosur masa për kursimin e energjisë, në përgatitje për mungesat e mundshme këtë dimër.

Në lidhje me marrëdhëniet e Türkiye-s me vendet me të cilat ka vështirësi, presidenti turk tha se Ankaraja mund të rishqyrtojë marrëdhëniet me ta, duke shtuar se nuk ka “asnjë inat të përjetshëm” në politikë.

“Kur të vijë koha, ju uleni, vlerësojeni dhe mund ta bëni një përsëritje në përputhje me rrethanat. Për momentin, Türkiye mund të rishqyrtojë marrëdhëniet me vendet me të cilat kemi vështirësi në këto çështje. Veçanërisht pas zgjedhjeve (të përgjithshme qershorin e ardhshëm), ne mund të krijojmë një fillim të ri”, tha presidenti Erdoğan.

Ai gjithashtu tha se në takimin e tij me kryeministren e re italiane, Giorgia Meloni, në margjinat e samitit G20, Meloni ka shprehur vullnetin për të zgjidhur problemet për blerjen e mundshme nga Türkiye të projektit të sistemit të mbrojtjes ajrore SAPM/T.

“Kanë mbetur disa probleme teknike, le t’i zgjidhim ato dhe të zgjidhim çështjen e SAPM/T-së në Francë, Itali, Türkiye, brenda një kohe të shkurtër”, njoftoi Erdoğan se ka thënë kryeministrja italiane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit