16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Erdogan: Shpresoj se me Trump do të bëjmë punë të mira

Më të lexuarat

Pas çdo bisede telefonike që bëj me Trump më rriten shpresat se bashkë do të bëjmë shumë punë të mira, tha Presidenti Erdoan në një intervistë për televizionin “A News”.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pas çdo bisede telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump i shtohen shpresat për të bërë gjëra të mira së bashku.

Në një intervistë për televizionin “A News” Erdoani tha se ballë për ballë me Trump do të takoheshin më 16-17 maj në Uashington.

Erdoan theksoi se administrata e re Uashingtonit është më e sinqertë se ajo e ish-presidentit Barack Obama për sa i takon ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO.

Erdogan: Evropa sillet me hipokrizi ndaj Turqisë | TRT Shqip

Në një intervistë për televizionin “Al-Jazeera” me qendër në Katar Presidenti Erdoan tha se Evropa vazhdon të sillet me hipokrizi ndaj Turqisë.
“Unë mendoj se do të kërkojnë llogari nga një njeri që jep deklarata të tilla ‘unë nga Pensilvania administroj 170 vende të botës”,- tha Erdoan.

Presidenti Erdoa sqaroi se në sistemin e ri qeverisës, që u miratua me referendumin popullor të 16 prillit, do të kalohet në vitin 2019, dhe përsëriti edhe një herë që ky (ndryshimi i kushtetutës me referendum) nuk është një ndryshim regjimi.

Erdoan bëri vlerësime edhe në lidhje me qëndrimin e Perëndimit këto kohët e fundit ndaj Turqisë. Duke dhënë edhe shembuj, ai tha se vendet evropiane po shkojnë me shpejtësi drejt nazizmit dhe fashizmit.

Gjatë vlerësimit që bëri në lidhje me delegacionin që kishte dërguar në Turqi Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Erdoan tregoi disa fotografi dhe tha se vëzhguesit janë të shkrirë me organizatën separatiste terroriste PKK dhe OSBE-ja e ka humbur kredibilitetin e saj.

Duke nënvizuar se Turqia po lufton me vendosmëri kundër terrorizmit, Erdoani njoftoi se brenda 20 muajve janë neutralizuar rreth 11 mijë terroristë.

Në vlerësimin që u bëri marrëdhënieve të tensionuara midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), Erdoan tha se BE-ja para së gjithash duhet të heqë dorë nga hipokrizia, gënjeshtra dhe të jetë e sinqertë. Erdoani tha se nëse do të jetë e nevojshme Turqia mund të mbajë edhe një referendum për anëtarësimin në BE.

Erdogan i tregon vendin OSBE-së | TRT Shqip

Në fjalën drejtuar qytetarëve në Ankara Presidenti i Erdogan reagoi ashpër ndaj raportit me përmbajtje politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në lidhje me referendumin e të dielës në Turqi.
“Për 54 vite mos kemi jetuar gjë bashkë me BE-në? “Mos kemi qëndruar në këmbë me ato (ndihma) qa na dha Bashkimi Evropian? Këto 14-15 vitet e fundit Turqia është rritur 3 herë. Mos jemi rritur gjë me mbështetjen e atyre? Turqia tani e ka mundësinë dhe fuqinë për të përcaktuar vetë fatin e saj”,- tha Erdoan.

“Ju raportuesit i zgjidhni nga radhët e terroristëve, kërkoni prej tyre të përgatisin raportet. Një botëkuptim i tillë është i papranueshëm për ne dhe të gjitha raportet që keni përgatitur deri më tani janë ideologjike, politike dhe me këto raporte ideologjike gjithmonë keni dashur të ndëshkoni Turqinë. Procesi i ardhshëm nuk do të funksionojë më kështu”,- tha Erdoan duke e ftuar edhe një herë BE-në që të jetë e drejtë dhe e sinqertë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit