-0.9 C
Pristina
Friday, January 27, 2023

Erdogan për spitalin e Fierit: “Spitali i Fierit do të jetë një tregues i miqësisë së fortë mes dy vendeve tona”

Më të lexuarat

Presidenti Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe kompania YDA, e mbajtën premtimin për të ndërtuar brenda 3 muajve spitalin rajonal të Fierit. Në mënyrë simbolike ministri turk i shëndetësisë Fahrettin Koca i dorëzoi homologes shqiptare Ogerta Manastirliu celsin e spitalit që mban emrin “Spitali rajonal Memorial Fier”.

Pjesë e inaugurimit përmes një lidhje direkte satelitore nga Ankaraja ishte edhe presidenti Erdogan.Erdogan: Kemi zyrtarizuar partneritetin tonë strategjik në nivelet më të larta. Spitali i Fierit do të jetë një tregues i miqësisë së fortë mes dy vendeve tona. Ne japim mund për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Ballkanit, në krye me Shqipërinë. Unë besoj fort se partneriteti ynë strategjik do shërbejë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fushat, si dhe në krijimin e bashkëpunimeve të tjera të larmishme. Spitali i miqësisë Turqi-Shqipëri në Fier, është një shenjë e re për miqësinë midis vendeve tona, dëshiroj nga zemra që në gjeografinë e zemrës sonë të sjellë dobi dhe të shpërndajë sa më shumë shërim për vëllezërit e mi shqiptarë.

Kryemistri Edi Rama deklaroi se jemi me fat që kemi vend kaq mik dhe të gatshëm për të ndarë dijen e vet siç është Turqia duke theksuar se rëndësia e këtij spitali shkon përtej ngritjes së kësaj godine.

Rama: Ky spital jo fundi por fillimi i një pune të përbashkët që do ta kthejnë në vitet që do vinë edhe shëndetësinë shqiptare në një histori suksesi njësoj si shëndetësinë turke.

Ndërsa, ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se Spitali Memorial Fierit është një pol i ri shërbimi për qytetarët dhe modeli i parë i autonomisë spitalore. Spitali Memorial ka 150 shtretër nga ku do të shërbejnë 398 punonjës shëndetësor dhe administrativ. Pjesë e Spitalit Memorial janë shërbimi urgjencës, kirurgjia, neurokirurgjia, kirurgjia kardio-vaskulare, mjekësia interne, pavioni sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbim ortopedie dhe traumatologjisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit