13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Erdoğan: Nuk do ta harrojmë, e as nuk do të lejojmë të harrohet 15 Korriku

Më të lexuarat

“Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t’i zbulojmë dhe do t’i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar”, ka thënë Erdoğan

 

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se organizata terroriste FETO, ashtu si PKK dhe DEASH, si dhe organizata të tjera të ngjashme duan të rrezikojnë unitetin dhe të ardhmen e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me rastin e përvjetorit të dytë të përpjekjes së dështuar të grusht shtetit të orkestruar nga organziata terroriste FETO në Turqi, presidenti Erdoğan sot në një drekë u takua me familjet e dëshmorëve dhe porositi se Turqia dhe populli i saj nuk do ta harrojnë dhe as nuk do të lejojnë që të harrohet 15 Korriku.

“Nuk do të ndalojmë së luftuari kundër FETO-s. Do t’i zbulojmë dhe do t’i shkatërrojmë të gjitha celulat dhe poret ku ata kanë deportuar”, ka thënë Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit