Erdoğan: Ndalimi i sulmeve nga Izraeli është kyç për përpjekjet paqeruajtëse në rajon

Më të lexuarat

Presidenti turk bisedoi në telefon me Trumpin; folën për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Gazë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Ndalimi i sulmeve nga Izraeli është thelbësor për përpjekjet për vendosjen e paqes në rajon, i tha presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan homologut amerikan Donald Trump në një bisedë telefonike të premten.

Liderët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe situatën në Gazë, bëri të ditur Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në platformën sociale turke NSosyal.

Duke theksuar rëndësinë e ndërmarrjes së hapave për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, Erdoğan theksoi se vizita e tij në Uashington javën e kaluar, gjatë së cilës pati një takim me Trumpin që zgjati mbi dy orë, i ka forcuar lidhjet dypalëshe.

Ai shtoi se Ankaraja po bën përpjekje intensive për të siguruar paqe dhe qetësi në gjithë rajonin, veçanërisht në Gazë, duke thënë se Türkiye i mirëpret iniciativat e orientuara drejt këtij qëllimi.
Erdoğan gjithashtu nënvizoi përshpejtimin e përpjekjeve diplomatike të vendit të tij për paqe, duke theksuar se Ankaraja do të vazhdojë të kontribuojë në paqen rajonale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit