12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Erdogan: Ky popull do ti shtyp kokën atyre që e tradhtojnë

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu drejtua popullit të mbledhur në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll.

Në përvjetorin e parë të 15 korrikut e gjithë Turqia doli nëpër sheshe.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut në Stamboll të organizuar me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.

“Populli, i cili më 15 korrik pa se është ballafaquar me një sulm, tentativë për pushtim, u vë në veprim menjëherë”, theksoi Erdogan, ndërsa shtoi se me mijëra qytetarë atdhedashës dolën nëpër rrugë, sheshe, para kazermave, aeroporteve dhe e zmbrapsën tentativën për grusht shtet.

“Puçistët sulmuan me tanket e uzurpuara, bomba, helikopter dhe avion, ndërsa populli me besimin e tij korri fitore ndaj këtyre armëve bashkëkohore”, deklaroi Erdogan.

Erdogan falënderoi popullin për dalje për zot ardheut.

Duke e bërë të ditur se 15 korriku nuk është sulmi i parë dhe nuk do të jetë as i fundit, Presidenti Erdogan tha se dihet se kush qëndron prapa FETO-s, PKK-së dhe DAESH-it, ndërsa shtoi se do të mundin këta tradhtarë.

Presidenti gjithashtu shtoi se Turqia është një vend me mijëra vite traditë shteti, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Populli turk ashtu si gjatë historisë mijëra vjeçare edhe njëherë tregoi se nuk do të nguroj të sakrifikoj jetën për hir të mbrojtjes së gjërave të shenjta të tyre”.

Erdogan tha se ‘vdekjen do të frikësojnë me vdekje’ dhe se do të vazhdojnë rrugën e tyre.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa e humbur ndonjëherë besimin dhe guximin nga zemrat tona, fuqinë nga duart tona dhe djersën nga shpina jonë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti gjithashtu shtoi se do të vazhdojnë me spastrimin e institucioneve shtetërore nga pjesëtarët e organizatave terroriste.

Duke vënë theksin se tanimë kanë filluar të merren edhe vendimet e para në proceset gjyqësore kundër FETO-s, kreu i shtetit turk tha: “Të jeni të bindur se assnjë tradhtar, i cili tradhtoi këtë vend, nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ky popull, i cili mban mbi kokë atë që i shërben, nuk do të nguroj ti shtyp kokën atyre që e tradhtojnë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit