Erdogan kujtoi rimarrjen e Jerusalemit në vitin 1187: Ne, siç bëri Salaudini!

Më të lexuarat

E djeshmja e lavdishme muslimane, si thirrje për të sotmen

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nderoi 838-vjetorin e rimarrjes së Jerusalemit nga muslimanët (2 tetor 1187) me një postim në rrjetet sociale, duke iu referuar konkretisht Sulltan Salaudinit, pra Salaudin Ejupit dhe “ushtarëve të tij heroikë”.

Në postimin e tij, Erdogan shkroi: “Në 838-vjetorin e marrjes së Jerusalemit, kujtoj me respekt sundimtarin e dytë të këtij qyteti të shenjtë, Salaudin Ejubin, dhe ushtarët e tij heroikë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri dhe këmbëngulje për Jerusalemin, i cili na u besua nga Profeti ynë dhe profetët që erdhën para tij.”

Jeruzalemi ra më 2 tetor 1887, në duart e Sulltanit të Egjiptit dhe Sirisë, Salaudinit, pas një rrethimi 12-ditor. Beteja vendimtare e Hatinit u zhvillua në vitin 1187 midis kryqtarëve të Guy të Lusignanëve dhe Ejubidëve myslimanë të Saladinit. Ajo rezultoi në një disfatë të madhe për kryqtarët, gjë që çoi në shpërbërjen e Mbretërisë së Jerusalemit dhe, më vonë (në vitin 1189) në Kryqëzatën e Tretë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit