14.3 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

Erdogan: Hipokrizia perëndimore, arsyeja e guximit të Izraelit!

Më të lexuarat

Reagimi pas sulmeve të papërmbajtshme sioniste mbi Rafah

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim drejtuar kombit pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në Ankara, komentoi sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës dhe akuzoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për imitimin e Hitlerit dhe kalimin e kufirit çdo ditë në politikën brutale të masakrave që ka zbatuar që nga 7 tetori.

Duke dënuar agresionin e Izraelit kundër qytetit Rafah në Rripin jugor të Gazës, duke përfshirë ofensivën e planifikuar, Erdogan tha se “politika hipokrite e fuqive perëndimore” ishte arsyeja e guximit të Izraelit.

“Ndërsa fuqitë perëndimore i bëjnë thirrje publikisht Izraelit të ushtrojë përmbajtje, në të njëjtën kohë ata mbyllin një sy ndaj krimeve të Netanyahut, duke u fshehur pas Hamasit si justifikim”, tha Erdogan.

Ai preku edhe vendimin e administratës amerikane për shitjen dhe modernizimin e avionëve F-16 për Turqinë.

“Jemi të kënaqur me rezultatin pozitiv të kërkesës sonë për F16, të cilin e kemi diskutuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa kohësh. Duke hequr kufizimet ndaj vendit tonë, shpresojmë që industria turke e mbrojtjes të përparojë edhe më shpejt tani e tutje”, tha Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit