6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdogan dhe Johnson shqetësohen me veprimet e Rusisë në kufirin me Ukrainën

Më të lexuarat



Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shprehën shqetësimin e tyre për akumulimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Në bisedë u theksua vendosmëria kolektive e NATO-s për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, thuhet në njoftimin e Londrës, transmeton reuters.


Të dy udhëheqësit u zotuan të vazhdojnë të punojnë përmes NATO-s për të arritur një zgjidhje.

Ata diskutuan gjithashtu për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, bashkëpunimin e sigurisë dhe mbrojtjes dhe dëshirën për të inkurajuar tregtinë dhe investimet.

Ndryshe, SHBA-ja ka informacione se Rusia do të pushtojë Ukrainën, më së largu deri në mesin e muajit shkurt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit