14 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Erdoan vlerëson lartë maturinë që tregoi populli gjatë referendumit

Më të lexuarat

“Pas këtyre rezultateve të referendumit presim që vendet tjera, me në krye aleatët tanë, të rregullojnë marrëdhëniet e tyre me vendin tonë në përputhje me ndjeshmëritë tona me në krye luftën kundër terrorit”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vlerëson lartë maturinë që tregoi populli gjatë referendumit nga i cili dolën afërsisht 25 milionë vota “po”.

Pas përfundimit të numërimit të votave, Presidenti Erdogan bëri një deklaratë nga Stambolli.

Duke e bërë të ditur se populli i doli për zot të ardhmes së tij, Erdogan tha se kjo është tregues se Turqia është e fuqishme për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe krizat.

Presidenti theksoi se Turqia më 16 prill mori një vendim historik në lidhje me çështjen e sistemit të administrimit, ndërsa shtoi se ndryshimet e 18 neneve të kushtetutës do të sigurojnë një ndryshim rrënjësor.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar para këtij fjalimi, Presidenti Erdogan uroi që rezultatet e këtij referendumi të sjellin dobi për popullin dhe vendin.

Presidenti Erdogan i telefonoi Kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim dhe njëkohësisht Kryeministrit Binali Yildirim, Kryetarit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Devlet Bahçeli dhe Kryetarit të Partisë së Madhe e Bashkimit, Mustafa Destici dhe i uroi për rezultatet e referendumit.

Duke e bërë të ditur se sistemi i administrimit për herë të parë në historinë e republikës ndryshoi me plotësisht politika civile, Presidenti Erdogan tha: “Presim që vendet tjera, me në krye aleatët tanë, të rregullojnë marrëdhëniet e tyre me vendin tonë në përputhje me ndjeshmëritë tona me në krye luftën kundër terrorit”.

Sipas rezultateve preliminare të referendumit numri i votave “pro” ndryshimeve kushtetuese në mbarë Turqinë arriti në 51,3%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit