Erdoan: Fëmijët nuk duhet të paguajnë për luftërat e të mëdhenjve

Më të lexuarat

Në Pallatin Presidencial, Presidenti Erdoan, iu drejtua fëmijëve që marrin pjesë në Festivalin e 39-të Ndërkombëtar i Fëmijëve që organizohet nga ana e Radio Televizionit Turk TRT.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se faturën e luftës së shkaktuar prej të mëdhenjve nuk duhet ta paguajnë fëmijët.

Në Pallatin Presidencial, Presidenti Erdoan, iu drejtua fëmijëve që marrin pjesë në Festivalin e 39-të Ndërkombëtar i Fëmijëve që organizohet nga ana e Radio Televizionit Turk TRT.

Ai bëri të ditur që për fat të keq, edhe këtë vit, dhjetëra mijëra fëmijë nuk patën mundësinë të shihnin 23 prillin dhe lexoi disa vargje të poezisë Nazëm Hikmet (Nazım Hikmet) me titull ‘Vajza’.

“Fëmijët të mos vriten. Faturën e luftërave të shkaktuara nga të mëdhenjtë të mos e paguajnë fëmijët. Shpërfilljen e të mëdhenjve mos ta paguajnë trupat e vegjël. Ne duam që fëmijët të jetojnë. Ne duam që fëmijët të jetojnë që të kontribuojnë në ndërtimin e një bote më të bukur. Për më tepër, fëmijët të mos mjaftohen vetëm me të jetuarin, por të ndjehen të sigurt, të marrin çdo lloj shërbimi, nga ushqimi tek veshja, nga arsimi tek shëndeti.

Ai shpjegoi se Turqia, nëpërmjet instituteve të ndryshme dhe organizatave civile, zbaton aktivitete të ndryshme për ndihma, arsim e shëndetësi kundrejt fëmijëve të shumë vendeve.

“Aty ku janë njerëzit dhe aq më shumë kur bëhet fjalë për fëmijët ne nuk kërkojmë një kriter tjetër. Ndër të gjithë dhuruesit, në këtë çështje Turqia është e dyta në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës” u shpreh Presidenti Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit