Erdhën dhjetë netët… netët më të mira të kësaj bote

Më të lexuarat

Dhjetë net dhe çfarë dhjetë netësh!
Planifiko, përgatitu, bëj nijetin, shtrëngoju fort, nxito dhe mos vono.
Kërko nga Zoti yt suksesin, faljen dhe shpëtimin nga zjarri.

Jep maksimumin e mundshëm në netët e tyre.
Mbushi ato me namaz, dhikër, lutje, istigfar dhe lexim të Kur’anit.
Dhe nëse mundesh ta mbash veten në xhami nga para namazit të akshamit deri në sabah, atëherë bëje.

Kështu vepronte Profeti yt dhe i dashuri yt, Muhamedi ﷺ, të cilit iu falën mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.

Ai bënte itikaf në xhaminë e tij, shtrëngonte izarin (largonte veten nga familja dhe shtrati), zgjonte familjen e tij dhe e gjallëronte natën e tij (të gjithën ose shumicën e saj), të gjitha këto duke kërkuar Natën e Kadrit (Lejletul-Kadr).

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit