16.2 C
Pristina
Saturday, July 27, 2024

“Ekzotika ballkanike” – arti bashkëkohor shqiptar, që “shet” më shumë në Perëndim – Edison Çeraj

Më të lexuarat

Nji prej aspekteve ma aktive të artit bashkëkohor shqiptar, që “shet” ma shumë në Perëndim është ajo që mund ta quajmë “ekzotika ballkanike”, dhe si e tillë tregon se publiku perëndimor e njeh pak e aspak Ballkanin dhe sidomos ne shqiptarët. Fjala vjen, konkretisht, Kanuni, komunizmi dhe lufta e Kosovës e tërheqin shumë publikun perëndimor, së këndejmi edhe vërshimi i nji numri shumë të madh veprash që trajtojnë këto dy tema.
Ajo që për perëndimorët është “ekzotike”, për ne është plagë.
Nji artisti prej Ballkanit i duhet me mbetë “ballkanik” për me ba karrierë, siç ndodh me nji artist arab apo afrikan, të cilëve u duhet të servirin në tryezën e kulturës perëndimore vetëm “gjellët” e tyre ekzotike. Nuk vlen e njajta kërkesë për nji artist japonez apo nga Australia.
Nëse ata besojnë se ne jemi qenie me bisht, është problem për ne nëse zbulojnë se nuk kemi bisht.
Perëndimi kërkon me e ndryshu politikisht rajonin, duke besu se ndryshimi politiko-ekonomik do të sjellë edhe ndryshimin kulturor. Ndërsa ne, të kompleksuar nga “kultura e lartë europiane” duam të ndryshojmë kulturalisht, por jo politikisht. Duhet të bajmë të kundërtën.
Nuk ka pse të ketë ndryshim kulturor, sepse vlera e çdo kulture qëndron se është ajo që është, e ndryshme prej të tjerave. Ndryshimi kulturor, nëse nuk ndodh me vullnetin e njerëzve, është i pamundur, iluzion, pavarësisht se ka raste kur iluzioni magjeps dhe (si pasojë) e vërteta “zhduket”.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit