9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ekuacionet edukative mbi edukimin e fëmijëve – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Ekuacionet edukative

Fëmijët i kemi amanet në supet tona, edukimi i tyre është përgjegjësia jonë, ne do japim llogari për mos/kujdesin tonë ndaj tyre, duhet ti këshillojmë dhe duhet të merremi me edukimin dhe përmirësimin e tyre, që të bëhen personalitet ashtu siç dëshiron madhëria e Allahut, subhanehu ve teala.

Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me sigurimin e ushqimit, veshmbathjes dhe dëfrimeve të tyre, duke lejuar që të na largojnë angazhimet tona të dynjasë nga ndeja dhe kujdesi ynë për ta. Secili që e shpërfill këtë dhunti dhe nuk e jep maksimumin në edukimin dhe korrigjimin e fëmijëve ai do bëhet pishman në këtë botë, kur të rriten këta fëmijë, por edhe në ahiret, kur do jep llogari për këtë amanet.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” (Et-Tahrim, 6).

Kurse Pejgamberi, ﷺ, thotë:
“KUR VDES NJERIU I NDËRPRITEN VEPRAT E TIJA PËRVEÇ TRI VEPRAVE:
Lëmosha rrjedhëse, dija nga e cila ka dobi dhe fëmija i mirë që lutet për te.

#Muslimi #haditheshqip

Ekuacionet edukative:

1- Krikë lënduese + dominancë = personalitet i shkatërruar.

2- Krahasim negativ + nënçmim = shembje të personalitetit.

3- Mbrojtje të tepruar + mos dhënia përgjegjësisë = pasivitet (mbështetet në tjerët)

4- Respekt + lavdërim = vetëbesim i lartë

5- Injorim i sjelljes negative + përqendrim në sjelljet pozitive = korrigjim i sjelljes

6- Angazhoje me përgjegjësi = ndihmoje kur ka nevojë = personalitet burrëror

7- Jepi besim + mbjell vlerën e sinqeritetit = vetëkontroll

E lusim Allahun e Madhërishëm që të përmirësojë sjelljen e fëmijëve tanë dhe fëmijëve të muslimanë dhe ti ruan nga çdo e keqe!

Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit