Ps ngjarjeve të 11 Shtatorit dhe ato që e pasuan, bota perëndimore “u ndërgjegjësua” për të ashtuquajturin rrezik të “terrorizmit islamik” dhe nisi projekte të shumta për de-radikalizimin e burimeve të frymëzimit të kësaj “ideologjie” nën emrin e luftës kundër terrorizmit, apo ekstremizmit të dhunshëm, duke angazhuar një sërë institucionesh e organizatash dhe fondesh për këtë qëllim.
E gjithë narrativa dhe diskursi që Perëndimi ka prodhuar në këtë drejtim është se: “terrorizmi islamik” është kryesisht prodhim i aktorëve joshtetëror, grupimeve radikale ekstremiste mes muslimanëve, që frymëzohen nga interpretime ekstremiste të Islamit, sidomos ai që ata e quajnë “Islami Politik”. Në hartën e grupimeve dhe individëve që ata përfshijnë në këtë drejtim, futen ndonjëherë edhe shtete të caktuara si mbështetëse të drejtpërdrejta ose të tërthorta të këtij ekstremizmi terrorist.
E gjitha kjo nuk është e re apo e panjohur, për të gjithë ata që janë të vëmendshëm ndaj zhvillimeve dhe kanë memorie reflektuese të asaj që ndodh sot në botë.
Ajo që nuk thuhet, nuk trazohet dhe madje tolerohet dhe kamuflohet, e heshtet ndaj saj, është ajo që mund të quhet “terrorizmi evangjelist” dhe “terrorizmi sionist judaik”. Mund ta kishim quajtur edhe thjeshtë “terrorizmi judeo-kristian”, por për të qenë sa më të saktë dhe për të mos i hyrë në hak askujt, në të njëjtën mënyrë siç na hynë neve, përdorëm terma më të ngushtë kufizues. Edhe pse sigurisht e dimë shumë mirë se ekzistojnë terma edhe më specifik, për secilin rast, për ta përshkruar këtë lloj terrorizmi, për të cilin nuk flitet dhe shumë njerëzve iu duket më shumë si një stisje konspiracioniste sesa një realitet terreni.
Kështu që më poshtë po paraqesim një listë shembujsh të studimeve që flasin më në thellësi për burimin e terrorizmit religjioz perëndimor, për të cilin nuk ka asnjë projekt de-radikalizimi, por përkundrazi ka mbështetje dhe agjenda shtetërore.
1. Whose Promised Land? (E kujt është Toka e premtuar?) — Colin Chapman, 1983.
2. Prophecy and Politics: Militant Evangelists on the Road to Nuclear War (Profeci dhe politikë: ungjillorë militantë në rrugë drejt luftës bërthamore) — Grace Halsell, 1986.
3. On Behalf of Israel: American Fundamentalist Attitudes Toward Jews, Judaism, and Zionism, 1865–1945 (Në emër të Izraelit: qëndrimet e fundamentalistëve amerikanë ndaj hebrenjve, judaizmit dhe sionizmit, 1865–1945) — Yaakov Ariel, 1991.
4. When Time Shall Be No More: Prophecy Belief in Modern American Culture (Kur koha të mos jetë më: besimi në profeci në kulturën moderne amerikane) — Paul Boyer, 1992.
5. Anxious for Armageddon: A Call to Partnership for Middle Eastern and Western Christians (I ankthshëm për Armagjedonin: thirrje për partneritet për të krishterët e Lindjes së Mesme dhe Perëndimit) — Donald E. Wagner, 1995.
6. The End of Days: Fundamentalism and the Struggle for the Temple Mount (Fundi i ditëve: fundamentalizmi dhe lufta për Malin e Tempullit) — Gershom Gorenberg, 2000.
7. Christian Attitudes Towards the State of Israel (Qëndrimet e krishtera ndaj Shtetit të Izraelit) — Paul Charles Merkley, 2001.
8. The Promised Land: A Critical Investigation of Evangelical Christian Zionism in Britain and the United States of America since 1800 (Toka e premtuar: hetim kritik i sionizmit të krishterë ungjillor në Britani dhe SHBA që prej 1800) — Stephen R. Sizer, 2002 [Tezë PhD] (Univ. of Wales/Lampeter).
9. Whose Land? Whose Promise? What Christians Are Not Being Told about Israel and the Palestinians (Toka e kujt? Premtimi i kujt? Çfarë nuk u thuhet të krishterëve për Izraelin dhe palestinezët) — Gary M. Burge, 2003 (ribotim i përditësuar 2013).
10. On the Road to Armageddon: How Evangelicals Became Israel’s Best Friend (Në rrugë drejt Armagedonit: si u bënë ungjillorët miku më i mirë i Izraelit) — Timothy P. Weber, 2004.
11. Christian Zionism: Road-map to Armageddon? (Sionizmi i krishterë: harta e rrugës drejt Armagedonit?) — Stephen Sizer, 2004.
12. The Politics of Apocalypse: The History and Influence of Christian Zionism (Politika e apokalipsit: historia dhe ndikimi i sionizmit të krishterë) — Dan Cohn-Sherbok, 2006.
13. Zion’s Christian Soldiers? The Bible, Israel and the Church (Ushtarët e krishterë të Sionit? Bibla, Izraeli dhe Kisha) — Stephen Sizer, 2007.
14. Allies for Armageddon: The Rise of Christian Zionism (Aleatë për Armagedonin: ngjitja e sionizmit të krishterë) — Victoria Clark, 2007.
15. For Zion’s Sake: Christian Zionism and the Role of John Nelson Darby (Për hir të Sionit: sionizmi i krishterë dhe roli i John Nelson Darby) — Paul R. Wilkinson, 2007 [Tezë PhD] (Univ. of Manchester).
16. Evangelicals and Israel: The Story of American Christian Zionism (Ungjillorët dhe Izraeli: historia e sionizmit të krishterë amerikan) — Stephen Spector, 2009.
17. Zeal for Zion: Christians, Jews, & the Idea of the Promised Land (Zelli për Sionin: të krishterët, hebrenjtë dhe ideja e Tokës së Premtuar) — Shalom Goldman, 2009.
18. The Origins of Christian Zionism: Lord Shaftesbury and Evangelical Support for a Jewish Homeland (Origjinat e sionizmit të krishterë: Lord Shaftesbury dhe mbështetja ungjillore për një atdhe hebre) — Donald M. Lewis, 2009.
19. Jesus and the Land: The New Testament Challenge to “Holy Land” Theology (Jezusi dhe Toka: sfida e Dhiatës së Re ndaj teologjisë së “Tokës së Shenjtë”) — Gary M. Burge, 2010.
20. An Unusual Relationship: Evangelical Christians and Jews (Një marrëdhënie e pazakontë: të krishterët ungjillorë dhe hebrenjtë) — Yaakov Ariel, 2013.
21. More Desired than Our Owne Salvation: The Roots of Christian Zionism (Më i dëshiruar se shpëtimi ynë: rrënjët e sionizmit të krishterë) — Robert O. Smith, 2013.
22. The New Christian Zionism: Fresh Perspectives on Israel and the Land (Sionizmi i ri i krishterë: perspektiva të reja për Izraelin dhe Tokën) — red. Gerald R. McDermott, 2016.
23. God’s Country: Christian Zionism in America (Vendi i Zotit: Sionizmi i krishterë në Amerikë) — Samuel Goldman, 2018.
24. Covenant Brothers: Evangelicals, Jews, and U.S.–Israeli Relations (Vëllezër të Besëlidhjes: Ungjillorët, hebrenjtë dhe marrëdhëniet SHBA–Izrael) — Daniel G. Hummel, 2019.
25. A Short History of Christian Zionism: From the Reformation to the Twenty-First Century (Një histori e shkurtër e sionizmit të krishterë: nga Reformacioni deri në shek. XXI) — Donald M. Lewis, 2021.
Përveç këtyre studimeve ka dhe një sërë dokumentaresh që trajtojnë të njëjtën temë:
– The Doomsday Code (Kodi i Ditës së Fundit) — Channel 4 (UK), 2006. Dokumentar hetimor i Tony Robinson për “End-Timers” ungjillorë në SHBA, ndikimin në politikën e jashtme dhe mbështetjen për Izraelin.
– CNN Presents: God’s Warriors (Luftëtarët e Zotit) — CNN, 2007 (mini-seri, 3 pjesë; “God’s Jewish Warriors” dhe “God’s Christian Warriors” përfshijnë kristiano-sionistët dhe mbështetjen për vendbanimet/Izraelin).
– Bill Moyers Journal: Christian Zionism and the Rhetoric of Preemptive War (Sionizmi i krishterë dhe retorika e luftës parandaluese) — PBS, 2007 (raport televiziv me intervista mbi CUFI dhe John Hagee).
– People & Power – Christian Zionists: USA (Sionistët e Krishterë: SHBA) — Al Jazeera English, 2007 (episod investigativ).
– Waiting for Armageddon (Duke pritur Armagedonin) — 2009 (NY Jewish Film Festival; SHBA në kinema janar 2010). Analizon teologjinë e Armagedonit dhe lidhjen ungjillorë-Izrael.
– With God On Our Side (Me Zotin në Anën Tonë) — 2010 (Porter Speakman Jr.). Dokumentar që sfidon teologjinë e kristiano-sionizmit nga këndvështrimi i të krishterëve palestinezë.
– Four Blood Moons (Katër Hënat e Përgjakura) — 2015 (documentar profetik e lidhur me Izraelin, prodh. John Hagee/Kieth Merrill).
– ’Til Kingdom Come (Derisa të Vijë Mbretëria) — 2020 (premierë Izrael; SHBA 2021). Mbi aleancën ungjillore amerikane — donacione për Izraelin/kolonitë.
-Praying for Armageddon: Evangelicals, the US and the Middle East (Duke u lutur për Armagedonin: Ungjillorët, SHBA-ja dhe Lindja e Mesme) — Al Jazeera Witness, 2024 (Episodi 1 i adaptimit televiziv).
Al Jazeera
– Praying for Armageddon: How Evangelicals Affect the Middle East (Duke u lutur për Armagedonin: Si ndikojnë ungjillorët në Lindjen e Mesme) — Al Jazeera Witness, 2024 (Episodi 2).
Të gjitha këto materiale janë më se të mjaftueshme për të pasur një panoramë të qartë rreth përmasave alarmante që ka ekstremizmi evangjelist apokaliptik në Perëndim, i cili në një alencë të pandershme me sionizmin judaik, kërkojnë të kallin botën në flakët e një lufte globale bërthamore.
Kështu që “siguria e Izraelit” dhe “terrorizmi islamik” janë në thelb vetëm pretekste për të legjitimuar dhe justifikuar luftrat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme si dhe për të fshehur agjendat e vërteta apokaliptike.
Hoxhë Dr. Justinian Topulli
