10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Eksperti holandez për dronin luftarak turk: “Më i miri në botë

Më të lexuarat

“Një analizë në gazetën holandeze NRC vë theksin në suksesin e dronëve turq në Siri, Libi dhe Azerbajxhan, duke thënë se ato eksportohen në shumë vende, ndër to edhe Polonia dhe Ukraina

Droni i armatosur i Turqisë (UCAV) “Bayraktar TB2” është komentuar si “më i miri në botë” në një analizë të botuar në gazetën holandeze NRC, teansmeton Anadolu Agency (AA).

NRC ka publikuar një analizë të plotë për dronin luftarak turk. Në analizë, e cila flet për rolin dronëve në industrinë e mbrojtjes, thuhet se eksportet e dronëve luftarakë të Turqisë po rriten çdo ditë.

Në analizë përmendet edhe suksesi operacional i dronëve turq, si dhe cilësia më e lartë dhe më e përballueshme sesa e dronëve të vendeve të tjera. Në analizë janë përfshirë edhe deklaratat e ekspertit holandez të mbrojtjes Stijn Mitzer, i cili ka thënë se “Bayraktar TB2 është më i miri në botë në aspektin operacional”.

“Ndërsa dronët luftarakë Wing Loong-II të prodhuara në Kinë shiten për 15 milionë dollarë, Bayraktar TB2, më cilësor dhe i besueshëm, shitet për rreth 5 milionë dollarë”.

Në analizë theksohet se Bayraktar TB2 eksportohet në shumë vende dhe se ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në politikën e jashtme turke.

Analiza vë theksin në suksesin e dronëve turq në Siri, Libi dhe Azerbajxhan, dhe thuhet se ato eksportohen në shumë vende, ndër to edhe Polonia dhe Ukraina.

Ndryshe, industria turke e mbrojtjes theu rekordin e eksporteve në vitin 2021 dhe e kaloi kufirin prej 3 miliardë dollarësh në këtë fushë.

Me shitjet në Niger, Kenia, Etiopi, Xhibuti, Marok, Republikën Demokratike të Kongos, Poloni, Hungari, Mongoli, Ukrainë dhe Kirgistan, është zgjeruar harta e vendeve ku produktet e industrisë turke të mbrojtjes janë të disponueshme.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit