10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ekspertët: Islamofobia në ShBA dhe Evropë ndikon ndaj të gjithë myslimanëve

Më të lexuarat

Është legjitime sot të flasim për globalizimin e islamofobisë, thotë John Louis Esposito nga Universiteti Georgetown.

Sipas ekspertëve, islamofobia në ShBA dhe në Evropë është përhapur dhe ka shkaktuar urrejtje kundër myslimanëve në pjesë të tjera të botës, përfshirë rajonin Azi-Paqësor.

“Është legjitime sot të flasim për globalizimin e islamofobisë”, tha për Anadolu Agency, John Louis Esposito, profesor i Çështjeve Ndërkombëtare dhe i Studimeve Islame në Universitetin Georgetown.

Esposito vuri në dukje se islamofobia fillimisht u bë një çështje kryesore globale pas revolucionit të vitit 1979 në Iran dhe më pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, duke shtuar islamofobia fillimisht u bë e përhapur në ShBA, në Britani dhe në Gjermani, dhe më pas u përhap më vonë në rajone të tjera, “madje në Evropën veriore ku nuk keni as aq shumë myslimanë.”

“Ju keni çështjet e Mianmarit, ish-Burma. Ju keni çështjet në Kinë në lidhje me ujgurët. Në të dyja rastet, ju madje keni komunitete ndërkombëtare që flasin për gjenocid”, shtoi ai më tej.

“Gjëja me të vërtetë mahnitëse është, edhe më shumë se kaq, shkalla në të cilën ajo (islamofobia) është bërë globale”, theksoi ai, duke sugjeruar se ndjenjat antimyslimane po përhapeshin gjithashtu në spektrin politik.

Në Francë, për shembull, jo vetëm politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, por edhe presidenti Emmanuel Macron iu drejtua retorikës armiqësore kundër myslimanëve gjatë sezonit të fushatës zgjedhore, tha Esposito, duke shtuar se qëndrimi i këtyre figurave politike ndaj komunitetit mysliman ishte një konflikt kulturor.

Duke theksuar se islamofobia nuk u përball me protesta të mjaftueshme, ai tha: “Është interesante që kur thua se sa qeveri myslimane dhe sa organizata të mëdha myslimanësh kanë folur hapur për këtë. Ka një heshtje këtu.”

Lëvizjet e krahut të djathtë në mbarë botën po marrin shenja nga ato evropiane

Sipas studiuesit Arsalan Iftikhar, lëvizjet e krahut të djathtë në mbarë botën po mësonin nga lëvizjet në Evropë dhe në Amerikë.

“Lëvizja e krahut të djathtë në mbarë botën po i merr shenjat e tyre politike nga lëvizjet e krahut të djathtë evropian dhe ai amerikan, lëvizje të tjera globale të krahut të djathtë”, tha ai për Anadolu Agency.

Iftikhar, i cili shkroi “Frika nga një planet mysliman: Islamofobia globale në rendin e ri botëror”, tha gjithashtu se këto lëvizje po përpiqen të margjinalizojnë myslimanët dhe pakicat e tjera brenda tokave të tyre.

“Është e rëndësishme të kuptojmë kontekstin dhe shenjat që ata marrin nga njëri-tjetri”, vazhdoi ai duke treguar shembullin e ndalimit të hixhabit në vendet evropiane që filloi në Francë nën presidentin e atëhershëm Zhak Shirak në 2004 dhe kombe të tjera, që adoptuan politika islamofobike.

“Ka sulme ndaj myslimanëve në gjithë Indinë. Ka ndalime të hixhabit në shtetin jugor të Karnataka, të cilat përsëri, me kuptimin e plotë të fjalë, po i marrin shenjat e tyre edhe nga Evropa.”

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit