7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ekonomia e Francës rritet përtej pritshmërive në çerekun e dytë të vitit

Më të lexuarat

Kontributi më i madh për rritjen ekonomike ka ardhur nga eksportet e rritura, së bashku me rënien e importeve

Ekonomia franceze, e dyta më e madhe në Eurozonë, u rrit më shumë se sa pritej, 0,5 për qind, në tremujorin e dytë të vitit, duke u kthyer nga tkurrja prej 0,2 për qind në tremujorin e parë, treguan të dhënat zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tregjet kishin parashikuar një rritje prej 0,2 për qind.

Kontributi më i madh për rritjen ekonomike ka ardhur nga eksportet e rritura (+0,8 për qind pas +1,6 përqindëshit të tremujorit të parë 2022), së bashku me rënien e importeve (-0,6 për qind, nga +1,2 për qind në tremujorin e parë), theksoi agjencia franceze e statistikave Insee.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet e inventarit kanë dhënë kontribut të vogël pozitiv në PBB (0,1 pikë kundrejt 0,2 pikëve në tremujorin e parë).

“Kontributi i kërkesës së brendshme përfundimtare (duke përjashtuar inventarët) në rritjen e PBB-së ishte i pavlefshëm këtë tremujor”, tha raporti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit