Eklipsi (zënia e diellit) është nga shenjat e Allahut

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ thotë:

“Vërtet, Dielli dhe Hëna janë prej shenjave të Allahut, nuk ndodh zënia e tyre (eklipsi) për shkak të vdekjes së dikujt apo lindjes së dikujt, porse Allahu i frikëson me to robërit e Tij”.

Buhariu (1041) dhe Muslimi (911)

Në një transmetim tjetër, i Dërguari i Allahut ﷺ, shtoi:

“Nëse i shihni këto shenja (eklipset), atëherë drejtojuni Allahut me lutje, madhërojeni atë (me tekbire), falni namaz dhe jepni sadaka (lëmoshë)”.
Buhariu (1044)

I Dërguari i Allahut ﷺ kur ndodhte eklipsi, falte namaz derisa largohej kjo shenjë.

Me këto shenja Allahu i Lartësuar i frikëson njerëzit, i afatizon ata, u jep mundësi përmirësimi, pendimi dhe shpëtimi.

Allahu i Lartësuar thotë:

(وَمَا نُرۡسِلُ بِٱلۡآیَاتِ إِلَّا تَخۡوِیفࣰا)

“Ne nuk dërgojmë shenja vetëm se për t’i frikësuar njerëzit”. (Isra, 59)

Komentuesi i Kuranit, imam Katade (117 h) thotë në këtë varg kuranor:

“Vërtet, Allahu i Lartësuar i frikëson njerëzit me çka të dojë prej shenjave (argumenteve) të Tij, ndoshta ata meditojnë apo marrin këshillë apo kthehen; përmendet se në kohën e shokut të të Dërguarit, ibn Mesudit (radijallahu anhu) ndodhi një dridhje e tokës në Kufe të Irakut, ibn Mesudi u tha: O ju njerëz! Vërtet, Zoti juaj po kërkon nga ju të ktheheni dhe të kërkoni falje, andaj bëjeni atë”. Taberiu (17/478)

Ibn Battal (449 h) thotë:

“Frikësimi dhe kërcënimi përmes këtyre shenjave ndodh atëherë kur mëkatet bëhen haptas”.

Andaj, në rast eklipsi apo çfarëdo shenje tjetër që Allahu i Lartësuar e dërgon te ne, janë të ligjshme disa adhurime siç u përmendën në hadhithin e mëparshëm, prej tyre:

1. T'i drejtohemi
 Allahut me
lutje
, kërkim falje e pendim.

 

2. Ta madhërojmë Atë (me tekbire).
3. Falja namaz sipas formës së caktuar.
4. Dhënia sadaka (lëmoshë), etj.

http://t.me/hoxheAgronKrasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit