15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Egjipt: Puçistët mbyllin 4 kanalet televizive pro-islame, ndalojnë importin e kamerave

Më të lexuarat

Gjykata në Egjipt urdhëroi ndërprerjen e punës së 4 kanaleve televizive, duke përfshirë edhe përfaqësinë e televizionit “Al Jazeera” në vend.
Ditën e hënë nga Egjipti u dëbuan 3 gazetarë të huaj të “Al Jazeera”. Autoritetet deklaruan se ata gjoja nuk kishin akreditim gazetaresk, nga puçistët.
Qendra e shtypit në Kajro ka pezulluar lëshimin e akreditimeve për gazetarët, ndalohet importi në vend i pajisjeve për filmim.
Shumica e mediave të huaja punojnë në Egjipt pa akreditim, i cili u bë i detyrueshëm për të gjithë gazetarët e huaj që nga mesi i gushtit. Megjithatë, pengesa faktike për punën e gazetarëve nuk ka.
Sipas mendimit të vëzhguesve, pretendimet ndaj “Al Jazeera” janë selektive. Autoritetet e akuzojnë kanalin televiziv për mbështetjen e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, si dhe për interpretimin real mbi ngjarjet. “Al Jazeera” ka njoftuar në mënyrë më aktive se të tjerët shpërndarjen e demonstratave, si dhe, në ndryshim nga televizioni egjiptian ka njoftuar mbi viktimat në radhët e “vëllezërve myslimanë”./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit