19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Egjipt: Koalicioni islamik dënon atentatin ndaj ministrit egjiptian

Më të lexuarat

Koalicioni islamik opozitar egjiptian e ka dënuar atentatin me bombë të së enjtës ndaj konvojit të ministrit të brendshëm të këtij vendi, Mohammed Ibrahim në Kajro.

“Sulmi me bombë duhet të dënohet pavarësisht asaj se kush janë autorët”, ka deklaruar Aleanca kundër Grusht-shtetit, duke e cituat një nga anëtarët e saj kryesor.

Ibrahim i ka shpëtuar atentatit që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij.
Sulmi ndodhi derisa konvoji i veturave të ministrit Ibrahim kalonte nëpër lagjen Nasr City në kryeqytetin Kajro.

Burime të sigurisë thanë se disa njerëz janë plagosur nga shpërthimi, por ministri ka shpëtuar i paprekur.

Ministri i brendshëm i Egjiptit është praktikisht shef i forcës policore, e cila ishte e involvuar në goditjen e mbështetësve muslimanë të presidentit të përmbysur, Muhammad Morsi./rel/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit