11.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Egjipt: Mursi pritet të gjykohet më 28 janar

Më të lexuarat

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi, i shkarkuar nga ushtria do të gjykohet në 28 janar së bashku me 130 bashkëpunëtorë të tij duke përfshirë anëtarët e Hamasit palestinez dhe Hizbullahut libanez, për arratisje nga burgu gjatë revoltës së 2011, cituan sot burimet gjyqësore.

Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt qershorin e 2012, shkarkohet nga ushtria një vit më vonë, tashmë ai akuzohet penalisht për tri çështje. Përveç sulmeve të kryera ndaj institucioneve të burgjeve dhe arratisjes në fillim të vitit 2011, ai akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e protestuesve kur ai ishte në pushtet si dhe për ”spiunazh” në kryerjen e “akteve terroriste” që përfshijnë Hamasin dhe grupet xhihadiste.

Prokuroria në mesin e dhjetorit deklaroi se në radhët e bashkëpunëtorëve të akuzuar të drejtuesit të shtetit figuronin 70 anëtarë të Hamasit dhe të Hizbullahut, të gjykuar në mungesë. Ministria publike deklaroi se militantët e “Vëllazërisë Myslimane” vëllazëria e Morsit e shpallur si “organizatë terroriste” e Hamasit, Hizbullahut dhe e xhihadistëve sulmuan burgjet dhe komisariatet e policisë në ditët e para të revoltës që rrëzoi Husni Mubarakun nga pushteti me vrasjen e shumë forcave policore dhe duke ndihmuar mijëra të burgosur të arratisen nga burgu./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit