Dr. Mishel Garib, profesor në Fakultetin e Drejtësisë dhe Medias në Universitetin e Libanit, duke folur për fillimet e mendimeve të tij rreth përqafimit të Islamit, thotë:
“Shikoja nga dritarja minaren e lartë të një xhamie, nga maja e së cilës lartësohej zëri melodioz i muezinit. Ai rrotullohej rreth saj, ndërsa të gjithë njerëzit në lagje heshtnin dhe dëgjonin me vëmendje, duke përfshirë nënën dhe gjyshen time, të përfshira nga një ndjenjë madhështie dhe përulësie.”
Ndërsa regjisori britanik i filmit, Rex Ingram, tregon:
“Duhej që një burrë arab me pamje madhështore të qëndronte mbi minare dhe të thërriste ezanin për një skenë të filmit tim. Ndërkohë që kjo po ndodhte, dhe kameramanët po xhironin pamjen, unë qëndroja anash duke vëzhguar gjithçka. Zëri i tij, me ngritjet dhe uljet e veta, depërtonte deri në thellësitë e zemrës sime. E përqafova Islamin pasi dëgjova këtë dhikër (përmendje) të urtë; zërin e së vërtetës: La ilahe il-lAllah, Muhamedun Resulullah (S’ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut).”
