Editorialja e gazetës izraelite “Haaretz” me titull: “Palestinezët janë populli më i mirë në botë për të mbrojtur atdheun e tyre.”

Më të lexuarat

Ajo i përshkruan palestinezët si një nga popujt më fisnikë në tokë dhe thotë:

“Sikur populli ynë të ishte vërtet i lidhur me tokën e Palestinës, nuk do të shihnim këtë numër të madh hebrenjsh që vrapojnë drejt aeroporteve për t’u larguar që nga fillimi i luftës.

Ne u kemi bërë palestinezëve të ndiejnë hidhërimin e vrasjes, burgimit, rrethimit dhe ndarjes; i kemi zhytur në drogë dhe kemi tentuar të pushtojmë mendjet e tyre me ide të shtrembëra që i largojnë nga feja, si ‘çlirimi’, ateizmi, dyshimi, korrupsioni dhe degjenerimi moral.

Por ajo që është mahnitëse është se edhe midis tyre, mund të gjesh një të varur nga droga që ngrihet për të mbrojtur tokën dhe xhaminë e tij të shenjtë, duke thirrur ‘Allahu Ekber’ sikur të ishte një dijetar i madh.

Madje, edhe pse e dinë çfarë i pret — poshtërim dhe burgim — ata nuk kanë hezituar asnjëherë të shkojnë për t’u falur në Xhaminë el-Aksa. Dhe për ironi, ushtri të tëra shtetesh me gjithë fuqinë e tyre nuk kanë guxuar të bëjnë atë që rezistenca palestineze arriti në pak ditë, kur u rrëzua miti i ‘ushtarit izraelit të pathyeshëm’, i cili tani vritet dhe merret peng.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit