Editoriali i gazetës Haaretz
O Trump, mos u ndërhy
“Israeli” e falënderon Trumpin për veprimet e tij në drejtim të lirimit të “pengjeve” nga Rripi i Gazës dhe për përmbylljen e luftës, por dje presidenti amerikan kaloi një vijë të kuqe.
Mesazhi i Trumpit drejtuar presidentit Isaak Herzog, në të cilin ai e ftonte të falte Netanyahun, përbën një ndërhyrje të hapur në punët e brendshme të “Izraelit”.
Megjithëse “Israeli” dhe Shtetet e Bashkuara janë të ndërlidhura ngushtë, ato mbeten dy shtete sovrane. Nuk i lejohet një presidenti amerikan të ushtrojë çfarëdo lloj presioni, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mbi sistemin gjyqësor të një shteti tjetër.
Si gjithmonë, Trumpi i përzien politikat me interesat personale dhe me ligjin. Pasi i dha “Izraelit” dritën jeshile për të sulmuar objektet bërthamore iraniane, ndihmoi në kthimin e pengjeve dhe punoi për sigurimin e “Izraelit”, presidenti amerikan duket se e konsideron “Izraelin” si një protektorat amerikan. Dhe tani Trumpi synon të “shpëtojë Netanyahun” nga rreziku i drejtësisë.
