7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

E verteta dhemb, por nuk mund te ndryshohet!

Më të lexuarat

Duke marrë si shkas ngjarjen e fundit lidhur me debatin për femrat amorale nga një hoxhë, debat i cili u bë mediatik dhe madje edhe politik, mendova t’i qasem këtij fenomeni madje edhe përtej rastit konkret. Si në vijim:

Është e vërtetë se ky rast provokoi reagime të shumta nga të gjitha anët dhe nga të gjitha shtresat dhe nxorri në shesh shumëçka, për “ata që lexojnë mes rreshtash” dhe për “ata që shohin edhe përtej kodrës”, siç thotë populli.
Hoxha, kolegu ynë i nderuar, Irfan Salihu, ai është një kuadër i mirëpërgatitur me dije sheriatike dhe i njohtuar me rrjedhat e kohës dhe problemet e popullit.
Brengat e tij janë sikurse edhe brengat tona, të të gjithë hoxhallarëve dhe dashamirësve të popullit, ku derti ynë është Fjala e Allahut dhe Programi i Tij që si rezultat ka mirëqenien e popullit në të gjitha fushat, qoftë sociale, shpirtërore, morale, intelektuale e materiale. Dhe duhet të shfrytëzohen të gjitha rrugët dhe mjetet e mundshme për realizimin e këtij synimi, e një prej tyre është edhe minberi.
Natyrisht që çdo problematikë e çfarëdo natyre qoftë duhet të trajtohet në prizmin sheriatik dhe të veprohet në përmirësimin e gjendjes dhe për avancimin e vlerave.
Sigurisht që edhe për nga natyra njerëzore, dikush nga njerëzit është më i ashpër më i drejtëpërdrejt në çështje të caktuara, e dikush më i butë dhe më i tërthortë.
Hoxha Irfan Salihu dallohet për gjuhën e tij ligjëruese në trajtimin e problemeve, normal duke pasur argumente dhe kuptohet duke mos i hyrë në hak askujt, por edhe duhet ta dijë çdokush se ai nuk flet në afekt dhe nën ndikimin e emocioneve siç mund të mendojë ndokush. Gjithë atë e thotë me plot vetëdije madje edhe me përgjegjësi.
Një gjë është shumë e saktë se e vërteta dhemb, dhe ajo nuk mund të ndryshohet për teket e dikujt dikujt.
Prandaj vet thelbi i ligjëratës së hoxhës përmban të vërtetën e pamohueshme e të dhembshme të një situate të krijuar në ambientet tona. Edhe pse ndoshta ka mundur ta thotë e ta shprehte shqetësimin e tij pak më ndryshe, mendoj ta artikulonte problematikën me fjalë tjera, por megjithatë realiteti i gjendjes së femrave amorale nuk do të ndryshohej edhe po ta thoshte edhe me fjalët më të buta.
Nuk është nevoja t’i shitet mend hoxhës, e as të kërkohet sanksionimi i tij, vetëm pse ai përdori gjuhën kritikuese për të alarmuar shqetësimin e tij për moralin dhe amoralitetin, për vlerat dhe antivlerat.
Sidomos kur e kemi parasysh faktin se ai ka për qëllim mirëqenien morale të popullit tonë, ku bëjmë pjesë edhe ne. Ndërsa në anën tjetër heshtet madje edhe aplauzohen fushatat idioteskte antimorale kudo, madje edhe në mediet nacionale si rasti i RTV 21 ku gjatë transmetimit live të Vidofest 2013 u përdor fjalori më banal dhe më i turpshëm nga njerëz të ultë, ku u shikua nga mbi dy milionë njerëz, nuk ka reaguar askush e as që bëri zë.
Morali për muslimanët është i shenjtë dhe nuk përdhoset, madje flijohet edhe jeta për ruajtejn e tij, për të cilën gjë dëshmon edhe vet historia, si ajo islame ashtu edhe ajo shqiptare. Po e them një realitet nga jeta ime personale, duke qenë si ushtar i UÇK-së gjatë luftës, unë dhe bashkëluftëtarët e mi, kemi qenë në gjendje edhe të vritemi vetëm e vetëm për të mos lejuar që një ‘shka’ ta dhunojë një femër tonën e ta njollosë moralin e saj. Sepse pa moral, as liria nuk shijohet si duhet, e as nuk jetohet si njeri. Ndërsa sot, ne vërtet ndjehemi shumë të zgjënjyer, me gjendjen faktike, sepse po shkelen idealet e shenjta, ndoshta më shumë sesa gjatë luftës.
Hoxha ka sulmuar vetëm femrat amorale e të përdala, për të parandaluar këtë fenomen, e jo të gjitha femrat sikur që po aludohet në shkrime e publikime të ndryshme.
Këta mundohen ta përulin figurën e hoxhës gjoja se ai ka nënçmuar nënën, gruan dhe bijën shqiptare. Jo, kurrsesi jo.
Femra në Islam ka rol të veçantë dhe mision të shenjtë, edukimin e brezave, prandaj dhe është në fokus të interesit.
Islami e trajton drejt çështjen e femrës, duke i dhënë privilegje dhe shumë të drejta që askush tjetër nuk i jep më tepër, vetëm se duhet t’iu qasemi atyre drejt.
Islami aspektin gjinor e ka parasysh në trajtimin e dy palëve, femrave dhe meshkujve, dhe mrekullueshëm me plot drejtësi rregullon jetën e tyre në të gjitha segmentet. Prandaj dhe në mënyrë ideale arrihet drejtësia gjinore, e asnjëherë barazia gjinore gjë që në esencë është e parealizueshme.
Ekzistojnë dallimet në koncepte lidhur me definimin e prostitucionit. Në Islam për prostitucion është definicioni, siç edhe ka thënë hoxha në fjalë, se “çdo marrëdhënie imtime e plotë mes mashkullit dhe femrës jashtë kurore, konsiderohet prostitucion”, dhe nuk ndryshon. Ndërsa në konceptin laik prostitucion konsiderohet vetëm rasti kur femra shet trupin dhe nderin për interes material, gjë që është total gabim.
Me këtë rast nuk po tentohet të sulmohet vetëm hoxha i etiketuar, por të gjithë hoxhallarët dhe sistemi islam.
Kjo bujë me sa po duket u bë e qëllimshme në këtë kohë, për t’i dhënë më shumë rëndësi kësaj afere publicistike sesa marrëveshjes Thaqi-Daçiq në dëm dhe me pasoja për Kosovën, apo për të fshehur problemin e Trepçës, Postës, apo të milionave që po fluturojnë pa ditur se kah po shkojnë, pastaj korrupsioni, arrestimet, e shumë e shumë probleme tjera. Në rastet më jetike çdoherë shmanget vëmendja e popullit në gjëra tjera.
Pastaj reagimet kundërshtuese vijnë nga persona që nuk shquhen me ndonjë bagazh të mirëfilltë moral, siç thonë në popull “i keshti të kesh”.
Pastaj në emër të emancipimit të femrës dhe të të drejtave të saj shpeshherë devijohet ky nocion ku aludohet në shfrenimin e saj dhe nxjerrjen e saj nga natyra e saj si femër. E aq ma tepër shfrytëzohet si vegël dhe lodër për të tjerët. Vlerat demokratike janë shumë më të kufizuara në krahasim me vlerat islame të cilat kanë diapazon hyjnor.
Ata mundohen që skandalet e tyre t’i mbulojnë me gjoja “skandalet” e të të tjerëve, e aq më tepër të një hoxhe.
Po dëgjohet e shkruhet “skandali i hoxhës”! Por vërtet, interesante, lind pyetja kush vërtet po bën skandale, sigurisht që hoxha jo. Ai vetëm ilustroi realitetin, edhe pse me një gjuhë paksa të egër. Kush nuk pajtohet me të, le të mos pajtohet, por nuk ka të drejt të fyejë e të ofendojë.
Gjuha e argumenteve nuk mund të mohohet, pavarësisht nga kush vjen. Prandaj, edhe pse janë të dhimbshme, faktet s’mund t’i mohosh.
Ata dhe ato, po trumpetojnë në mbrojtejn e të drejtave të femrës, ndërsa në anën tjetër mu ata vet i pengojnë të drejtat e tyre, si fjala vjen e drejta më elemtare e shkollimit të vajzave me mbulesë që është një problem shumë aktual kohëve të fundit.
Sa e sa fushata e sulme janë bërë nga jomuslimanët, asnjëherë s’kanë bëza, e një e ashtuquajtur “lajthitje” e një hoxhe stërmadhohet dhe keqpërdoret.
Ka patur deklarata klerikale nga konfensione të tjera edhe më shqetësuese, por asnjëherë nuk kanë zgjuar indinjatën e grupit të grave deputete e as të të tjerëve.
Insistohet që gjoja në emër të standardeve ndërkombëtare t’u jepen të drejta të degjeneruarve moral e mental, si homoseksualëve e lesbikeve, ndërsa luftohet mbrojta e moralit dhe ruajtja e nderit, dhe atë duke u krekosur se ky është civilizim dhe ecje me kohën.
Integrimi i shoqërisë bëhet me moral të mirëfilltë, me familje të shëndoshë, e jo me shfrenime, amoralitet e familje të prishura.
Këta “pushtetarë” e “deputetë” mundohen të na shesin “moral”, ndërsa pa kurrfarë turpi e pa farë merite e hanë djersën e popullit. Jo vetëm që kanë rënë në prostitucionin moral, por edhe në atë politik e intelektual.
Ky rast u bë i favorshëm edhe për konsum medial e publicistik.
Në fund ua bëj me dije se sa herë që tentohet të njolloset Islami dhe njerëzit e Islamit, ata vetëm se ngriten edhe më lart.
Allahu e udhëzoftë dhe e ruajt popullin tonë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit