15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

E si duhet të jet reagimi ynë përball këtyre provokimeve?! – Nga prof. Adnan Simnica

Më të lexuarat

KURANI
Meqë djegia e Kuranit qenka bërë mediatike, atëherë përgjigja më adekuate ndaj atyre që me mision tendencioz e djegin Kuranin, është vetëdijësimi ynë i duhur e i gjithëmbarshëm (i myslimanëve) që ta zbatojmë atë mirëfilli në jetën tonë.
Madje, edhe pse veprimi i tyre ka qëllim provokimin, ne assesi nuk duhet të ndihemi inferior, meqë veprimi i tyre dëshmon vërtetësinë hyjnore të Kuranit, sepse vetëm e Vërteta sulmohet e provokohet. Mandej, sa më shumë që ajo sulmohet, aq më shumë zgjerohet, meqë ata e kuptojnë këtë fakt, edhe alarmohen.
Zoti i Madhëruar ka garantuar ruajtjen e Kuranit me memorizim e shkrim, prandaj djegia e tij vërteton se ai kurrë nuk mund të mposhtet, madje konfirmon realizimin e premtimit hyjnor për ruajtjen e tij praktikisht.
Islami është paqe e drejtësi, prandaj edhe përhapja e dominimi i tij nënkupton ngadhënjim të paqes dhe drejtësisë për mbarë njerëzimin.
Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojët (veprat) e tyre, por Allahu e plotëson dritën (fenë) e Vet, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët”
(Kuran, Es Saff: 8)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit