Anija “Marinet – Safed” po vazhdon e vetme lundrimin drejt Gazës për të thyer bllokadën e vendosur mbi Rripin, pasi forcat e pushtimit izraelit ndaluan varkat e “Flotës së Qëndresës” me numër gjithsej 44.
Komiteti i Flotës së Qëndresës njoftoi në një postim në “Facebook” se anija ishte vonuar pak nga pjesa tjetër e flotës për shkak të problemeve teknike në motor, por se ajo rifilloi lundrimin pas riparimeve.
Në një postim të mëvonshëm, Komiteti i Flotës së Qëndresës shpalli se anija “Marinet – Safed”, e fundit nga flotat globale të qëndresës, vazhdon ende të lundrojë drejt Gazës.
Po ashtu është nisur një valë e re prej 9 anijesh për thyerjen e bllokadës, mes tyre edhe anija e madhe “Dhamiri” që mban mbi 100 gazetarë, mjekë dhe aktivistë.
Në deklaratën e fundit të Flotës së Qëndresës, organizatorët thanë se “Marinet” ndodhej rreth 80 milje detare larg Gazës në mbrëmjen e së enjtes, dhe rreth 10 milje detare nga vendi ku Izraeli kishte ndaluar pjesën tjetër të varkave të flotës.
Ende nuk ka informacione të verifikuara mbi numrin e pasagjerëve në bord të anijes “Marinet – Safed”, mbi ngarkesën e ndihmave, apo nëse ajo do të ndalohet më vonë, apo do të arrijë të thyejë me sukses bllokadën detare.
Burimi: Al Jazeera Mubasher
